Beogradi cakton katër komuna në Serbi, ku do të votojnë serbët e Kosovës

Beogradi cakton katër komuna në Serbi, ku do të votojnë serbët e Kosovës

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka vendosur sonte që votuesit nga Kosova, në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe të 3 prillit, mund të votojnë në qendrat e votimit në katër komuna të Serbisë – Bujanoc, Rashkë, Kurshumli dhe Tutin. Ky vendim është marrë për shkak se autoritetet e Kosovës dhe Serbisë nuk kanë arritur […]

Ky vendim është marrë për shkak se autoritetet e Kosovës dhe Serbisë nuk kanë arritur marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit në Kosovë.

Sipas gazetës serbe “Danas”, disa anëtarë të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KRZ) kishin vërejtje ndaj këtij vendimi, duke thënë se me këtë shkelen ligjet dhe Kushtetuta e Serbisë.

Ata potencuan edhe çështjen se kush do të organizojë transportin deri në qendrat e votimit dhe kush do ta paguajë atë transport, si dhe kush do të garantojë sigurinë e tyre.

Kryetari i Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, Vladimir Dimitrijeviq, tha se KRZ nuk është organ që përcakton nëse “është shkelur Kushtetuta (e Serbisë) apo korniza ligjore”, duke thënë se ky organ vepron në përputhje me kompetencat e tij.

“Është në dorën tonë që të krijojmë një kornizë ligjore në të cilën do të mbahen zgjedhjet për të gjithë votuesit nga zona e Kosovës”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Ai po ashtu tha se mënyra se si do të organizohet transporti i votuesve nuk është në kompetencë të KQZ’së dhe as nuk mund ta konsiderojë këtë.

Dimitrijeviq ka thënë se vendimi është rruga e vetme e mundshme ligjore me të cilën votuesit nga Kosova mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votës, pra të votojnë më 3 prill.

Kryeministri Albin Kurti, të hënën gjatë një takimi virtual me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike, ka thënë se për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Serbisë edhe në Kosovë, duhet të ketë një marrëveshje ndërmjet dy shteteve.

Sipas tij, Kosova nuk dëshiron t’ia pamundësojë të drejtën e votës qytetarëve serbë që kanë dyshtetësi, por thekson se në të njëjtën kohë nuk mund të veprohet në kundërshtim me ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit.

Vendet e QUINT’it kanë reaguar duke thënë se Kosova është ajo që vendos, por thonë se janë të zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga QUINT’i.

Kështu thuhet në deklaratën e përbashkët të vendeve të QUINT’it, gjegjësisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë.

Më 22 mars në Beograd, presidenti serb, Vuçiq u takua me përfaqësuesit serbë të Kosovës, me të cilët bisedoi për vendimin e Qeverisë së Kosovës që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë.

Më 3 prill, Serbia do të mbajë zgjedhje presidenciale dhe parlamentare dhe serbët e Kosovës, sipas Vuçiq, do të votojnë në komunat në Serbinë Qendrore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?