BE-ja njofton se me shpejtësi të dritës i ka përjashtuar efektivisht shtatë banka ruse nga sistemi SWIFT

BE-ja njofton se me shpejtësi të dritës i ka përjashtuar efektivisht shtatë banka ruse nga sistemi SWIFT

Bashkimi Europian ka përjashtuar efektivisht shtatë banka ruse nga sistemi SWIFT, shkruan Gazeta Periskopi. Në mesin e bankave të përjashtuara janë: VTB Bank, Bank Otkritie, Novikombank, Promsvyazbank, Rossiya Bank, Sovcombank and VEB, sipas një deklarate të bllokut evropian. Këtë lajm e ka bërë të ditur shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyn. “Me shpejtësi […]

Në mesin e bankave të përjashtuara janë: VTB Bank, Bank Otkritie, Novikombank, Promsvyazbank, Rossiya Bank, Sovcombank and VEB, sipas një deklarate të bllokut evropian.

Këtë lajm e ka bërë të ditur shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyn.

“Me shpejtësi të dritës, Bashkimi Evropian ka miratuar tri valë të sanksioneve të ashpra kundër sistemit financiar të Rusisë, industrive të teknologjisë së lartë dhe elitës së korruptuar”, ka thënë ajo.

Tutje, Der Leyn, ka thënë se kjo është paketa më e madhe me sanksione në historinë e Bashkimit Evropian dhe se ky vendim është sinjal i qartë për Putinin dhe Kremlinin.

“Kjo është paketa më e madhe me sanksione në historinë e Bashkimit Evropian. Vendimi i sotëm shkëput bankat kyçe ruse nga rrjeti SWIFT dhe dërgon një tjetër sinjal të qartë për Putinin dhe Kremlinin”.

Përndryshe, Perëndimi është duke i shtuar vazhdimisht sanksionet e tyre të fuqishme ekonomike ndaj Rusisë pasi ajo nisi një pushtim në shkallë të plotë ndaj Ukrainës. /PERISKOPI

Të fundit
Të ngjashme