Biden e quajti Putinin kasap, ja çfarë thotë Macron për këtë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë një reagim pasi i pari i SHBA-së, Joe Biden, e ka quajtur Vladimir Putinin “Kasap”, shkruan Gazeta Periskopi. Macron ka treguar arsyen se përse nuk do e përdorte këtë term ndaj Putinit. “Nuk do të përdorja terma të tillë sepse jam ende në bisedime me presidentin Putin”, tha Macron gjatë një […]
Macron ka treguar arsyen se përse nuk do e përdorte këtë term ndaj Putinit.
“Nuk do të përdorja terma të tillë sepse jam ende në bisedime me presidentin Putin”, tha Macron gjatë një interviste, raporton CNN.
Ai tutje, ka thënë se duhet shmangur përshkallëzimi i situatës.
Macron shtoi: “Qëllimi ynë është të ndalojmë luftën e nisur nga Rusia në Ukrainë, duke shmangur një luftë dhe përshkallëzim”. / PERISKOPI












