Bajrami: Qeveria sikur po i gëzohet rritjes së çmimeve sepse në këtë mënyrë automatikisht rritet buxheti

Bajrami: Qeveria sikur po i gëzohet rritjes së çmimeve sepse në këtë mënyrë automatikisht rritet buxheti

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka kritikuar qasjen e qeverisë së Kosovës, në kohën kur vendi po përballet me rritje të madhe të çmimeve në të gjitha produktet. Thotë se në vend se të mendohet si t’u ndihmohet qytetarëve, qeveria ‘sikur po i gëzohet rritjes së çmimeve’ sepse në këtë mënyrë, automatikisht rritet buxheti i […]

“Rritja është alarmante. Duhet me u pa në dy dimensione. E para, është krijimi i rezervave dhe e dyta është një politikë fiskale, qoftë edhe në një afat të kufizuar e cila kish me ju ndihmuar që me bo këtë krizë më të përballueshme”, thotë Bajrami në T7.

“Qeveria fatkeqësisht e ka luajt rolin e spektatorit. Ne e dimë që para disa ditëve i ka nda 10 milionë, por nuk mjaftojnë 10 milionë për me krijuar rezerva”, thekson ajo.

“Sot i pamë disa masa, dolën me programin për subvensionet në bujqësi. Më lejoni të ju them se nuk ka ende shpallje të programit. Ka një vendim për t’i dyfishuar dhe për të heq akcizën për shembull për naftën, por nëse nesër shkojnë nesër fermerët në pikat e karburantit, ata s’kanë me pas mundësi me ble naftën sepse s’janë specifikuar kushtet”, tha Bajrami.

“Qeveria së bashku me deputetët e pushtetit që janë në parlament, çdo ditë krekosen për të hyrat e mëdha buxhetore që i kanë inkasuar gjatë vitit 2021 dhe po i inkasojnë gjatë këtij viti”, tha Bajrami.

“Është normale, pa e bërë as një veprim, në momentin që ki ngritje marramendëse të çmimeve, tatimet paguhen në përqindje, ty në mënyrë automatike të rriten të hyrat”, shton ajo.

“Qeveria, në fakt, duket sikur po i gëzohet ngritjes së çmimeve, sepse në këtë mënyrë ka me pas mundësi me rrit buxhetin dhe me dal me u krekos në secilën tavolinë se sa i ka rrit të hyrat e buxhetit”, tha Bajrami.

“Nuk është koha me mëndu për maksimalizim të hyrave, është koha për me mëndu në mënyrën më të mirë me i shpërnda ato që sot në këto momente të vështira me iu gjend qytetarëve”, theksoi Bajrami.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?