Bajrami e sfidon Muratin: Publikoje listën e 50 përfituesve të 230 milionëve

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se e sfidon publikisht ministrin e Financave, Hekuran Muratin, që ta publikojë listën e top 50 qytetarëve që janë pjesë e përfituesve të 230 milionë eurove, që janë dhënë për menaxhimin e situatës me rritjen e çmimeve. “Çdo taksapagues i këtij vendi ka të drejtë […]
“Çdo taksapagues i këtij vendi ka të drejtë të dijë kush ka përfituar në vitin 2021 nga 230 milionë eurot e ndara nga Qeveria”.
“Bizneset jo! Bujqit jo! Qeveria po thotë qytetarët – le t’i tregojë kush janë përfituesit? Ne nuk po e dimë”,ka shkruar Bajrami në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë pa ndërpreje:
E sfidoj ministrin Murati që të publikojë listën e 50 top përfituesve të këtyre 230 milionë eurove.
Çdo taksapagues i këtij vendi ka të drejtë të dijë kush ka përfituar n vitin 2021 nga 230 milionë eurot e ndara nga Qeveria.
Bizneset jo!
Bujqit jo!
Qeveria po thotë qytetarët – le t’i tregojë kush janë përfituesit?
Ne nuk po e dimë.
Qeveria e di dhe duhet të tregojë!












