As në muze nuk ka vend për Putinin: Në Paris ia largojnë statujën prej dylli

Fotografitë e publikuara tregojnë momentin kur një anëtar i stafit të Muzeut Grevin në Paris po largon statujën prej dylli të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili po dënohet nga komuniteti ndërkombëtar për pushtimin e pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia, shkruan Mirror, përcjell Periskopi. Besohet se Rusia po përballet me humbje të mëdha derisa […]
Fotografitë e publikuara tregojnë momentin kur një anëtar i stafit të Muzeut Grevin në Paris po largon statujën prej dylli të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili po dënohet nga komuniteti ndërkombëtar për pushtimin e pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia, shkruan Mirror, përcjell Periskopi.
Besohet se Rusia po përballet me humbje të mëdha derisa pushtimi i Ukrainës ka hyrë në ditën e gjashtë, ku më shumë se 100 civilë ukrainas janë vrarë deri më sot.
Muzeu Grevin është inauguruar në vitin 1881 dhe ka më shumë se 500 figura të famshme, që nga Albert Einstein deri te Mbretëresha Elizabeta II./Periskopi













