Armëpushimi nuk respektohet, shtyhet evakuimi i civilëve në Mariupol

Evakuimi i civilëve në qytetin Mariupol të Ukrainës është shtyrë, sipas Këshillit të Qytetit. Këshilli tha se pala ruse nuk e ka respektuar armëpushimin e përkohshëm në fuqi. “Banorët duhet të shpërndahen dhe të gjejnë vende strehimi dhe se më shumë informacion do të jepet së shpejti”, thuhet në njoftim. Pak minuta më parë, nënkryetari […]
Evakuimi i civilëve në qytetin Mariupol të Ukrainës është shtyrë, sipas Këshillit të Qytetit.
Këshilli tha se pala ruse nuk e ka respektuar armëpushimin e përkohshëm në fuqi.
“Banorët duhet të shpërndahen dhe të gjejnë vende strehimi dhe se më shumë informacion do të jepet së shpejti”, thuhet në njoftim.
Pak minuta më parë, nënkryetari i Bashkisë së qytetit tha se Mariupol ende po bombardohej dhe ka gjithashtu raporte se luftimet po vazhdojnë afër fundit të rrugës së evakuimit.
Një banor i Mariupolit brenda qytetit i tha BBC-së se zhurma e bombardimeve vazhdon – pavarësisht një marrëveshjeje armëpushimi që supozohej të fillonte në orën 09:00 me kohën lokale.
“Tani për tani jam në Mariupol, jam në rrugë. Dëgjoj granatimet çdo tre deri në pesë minuta”, tha Alexander, një inxhinier 44-vjeçar, përcjell Klankosova.tv.
“Korridori i gjelbër është i pakuptimtë. Unë mund të shoh makina të njerëzve që u përpoqën të iknin dhe ata po kthehen”, tregoi ai.












