Anëtari i OSBE-së vritet në Kharkiv, po merrte ushqim në qytet për familjen

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka thënë se një anëtar i misionit të saj të posaçëm monitorues është vrarë gjatë bombardimeve në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv. Në një deklaratë, OSBE-ja bëri të ditur emrin e viktimës, Maryna Fenina, dhe tregoi se ajo ishte vrare “derisa po merrte ushqime për familjen e saj […]
Në një deklaratë, OSBE-ja bëri të ditur emrin e viktimës, Maryna Fenina, dhe tregoi se ajo ishte vrare “derisa po merrte ushqime për familjen e saj në një qytet që është bërë zonë lufte”.
OSBE është organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë, me 57 vende në mbarë botën, duke përfshirë Ukrainën dhe Rusinë, që marrin pjesë aty.
Fotoja është ilustrim












