Ambasadori i Kosovës në SHBA takon kongresistin amerikan: Diskutuan për forcimin e lidhjeve SHBA-Kosovë

Sot ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugollin, ka takuar kongresistin amerikan Ritchie Torres. Torres pas këtij takimi përmes një postimi ka bërë të ditur se së bashku me Dugollin ka diskutuar edhe për forcimin e lidhjeve SHBA-Kosovë. “Takimi i mirë me ambasadorin e Kosovës Ilir Dugolli, për të diskutuar marrëdhëniet tona diplomatike dhe forcimin […]
Torres pas këtij takimi përmes një postimi ka bërë të ditur se së bashku me Dugollin ka diskutuar edhe për forcimin e lidhjeve SHBA-Kosovë.
“Takimi i mirë me ambasadorin e Kosovës Ilir Dugolli, për të diskutuar marrëdhëniet tona diplomatike dhe forcimin e lidhjeve SHBA-Kosovë”, ka shkruar Torres në Twitter.
Kujtojmë se para disa ditësh, kongresisti amerikan ka deklaruar se Kosova e meriton anëtarësimin në Aleancën Veriatlantike.
Great meeting w/ Kosovo Ambassador @IlirDugolli to discuss our diplomatic relations and strengthening US-Kosovo ties. pic.twitter.com/gu7ABHqfda
— Rep. Ritchie Torres (@RepRitchie) March 3, 2022












