Ambasadori i BE-së: Praktika e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë duhet vazhduar

Ambasadori i BE-së: Praktika e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë duhet vazhduar

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se praktika e mbledhjes së votave të serbëve nga OSBE-ja në Kosovë për zgjedhjet në Serbi duhet të vazhdojë. Ai tha se e njëjta praktikë mund të jetë një opsion i mundshëm edhe i zgjedhjeve të 3 prillit të Serbisë, për të cilat Qeveria e Kosovës […]

Ai tha se e njëjta praktikë mund të jetë një opsion i mundshëm edhe i zgjedhjeve të 3 prillit të Serbisë, për të cilat Qeveria e Kosovës thotë se s’do mbahen pasi s’ka pasur marrëveshja paraprake me Qeverinë e Serbisë.

“Nuk ka asnjë marrëveshje në dialog për mbajtjen e zgjedhjeve serbe të ndërmjetësuara nga BE-ja në Kosovë, edhe pse të dyja palët deri më tani kanë krijuar një praktikë që lejon votimin në Kosovë – dhe ky do të ishte një opsion i mundshëm për zgjedhjet e 3 prillit”, tha Szunyog për BBC në serbisht.

“Bashkimi Europian beson se praktika e vendosur, sipas së cilës OSBE-ja organizon mbledhjen e votave në Kosovë, duhet të vazhdojë, me disa rregullime për shkak të situatës aktuale”, shtoi ai.

Kryeministri Albin Kurti i kishte dërguar letër Szunyogit në lidhje me organizimin e zgjedhjeve serbe të 3 prillit, duke thënë se ato mund të mbahen në Republikën e Kosovës vetëm në përputhje me një marrëveshje ndërmjet dy qeverive.

“Për këtë qëllim, ishim duke pritur një kërkesë nga Qeveria e Serbisë drejtpërdrejt Qeverisë së Kosovës. Zyrat ndërlidhëse (për dallim nga ‘zyrtarët’) janë vetëm mjete për bartjen e komunikimeve ndërqeveritare, jo zëvendësime politike apo institucionale të komunikimeve të tilla. Për më tepër, Beogradi as që e përmend Qeverinë tonë, porse na quan “autoritetet relevante qeverisëse të Kosovës”, thuhej në letrën e Kurtit drejtuar shefit të BE-së. /Gazeta Express/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?