Aleati më i fuqishëm i Rusisë do të dërgojë ndihma në Ukrainë

Kryqi i Kuq kinez do të shpërndajë ndihma humanitare në Ukrainë “sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi të hënën, derisa ai i cilësoi marrdhëniet e vendit të tij më Rusinë “të forta guri”, shkruan anews, përcjell Periskopi. Kina ka refuzuar të dënoj sulmin e Rusisë […]
Kina ka refuzuar të dënoj sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës osa ta quaj atë si pushtim, derisa ka bër thirrje ndaj Perëndimit të vazhdojnë të respektojnë ‘shqetësimet legjitime të sigurisë’ të Rusisë.
Wang tha se shkaqet e ‘situatës në Ukrainë’ janë ‘komplekse’ dhe se ato nuk kanë ndodhur mbrenda nate.
“Për zgjidhjen e problemeve komplekse nevojitet qetësi dhe racionalitet, para se të hudhet benzin në zjarrë dhe të rriten kundërshtimet”, tha ai në një konferencë më gazetarë në prag të mbledhjes vjetore të parlamentit kinez.
Kina është e gatshme t’i vazhdojë përpjekjet e saj për të zgjedhur krizën humanitare dhe Kryqi i Kuq do të nis ndihma drejt Ukrainës ‘sa më parë që të jetë e mundur”, tha Ëang, pa dhënë më shumë detaje.
“Pa marr parasysh se sa e rënduar është situata ndërkombëtare, të dy vendet, Kina dhe Rusia do t’i mbajnë vendosshmërinë e tyre strategjike dhe vazhdimisht do të shtyejn përpara partneritetin e tyre gjithëpërfshirës strategjik të koordinimit në periudhën e re”, shtoi Wang.












