Albin Kurti mund ta padis Albin Kurtin: Si e kërcënoi kryeministri mbrëmë veten me padi, Periskopi shpjegon

Albin Kurti mund ta padis Albin Kurtin: Si e kërcënoi kryeministri mbrëmë veten me padi, Periskopi shpjegon

Kryeministri Albin Kurti mbrëmë e vlerësoi të ashpër komunikatën e vendeve të QUINT-it, për vendimin e qeverisë së tij, që nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve serbe të prillit në Kosovë. Kurti veç tjerash tha se s’mund ta bëj këtë, sepse në të kundërtën, do të duhej ta padiste veten. Pra, Albin Kurti qytetar – padi […]

Kryeministri Albin Kurti mbrëmë e vlerësoi të ashpër komunikatën e vendeve të QUINT-it, për vendimin e qeverisë së tij, që nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve serbe të prillit në Kosovë.

Kurti veç tjerash tha se s’mund ta bëj këtë, sepse në të kundërtën, do të duhej ta padiste veten. Pra, Albin Kurti qytetar – padi ndaj Albin Kurtit kryeministër.

“Kritika ishte e ashpër, është e vërtetë, por duhet të vazhdojmë dhe ta duam vendin tonë më së shumti. Më mirë është të marr kritikë të ashpër unë, por të mos lejojmë të mos cenohet kushtetueshmëria dhe sovraniteti i vendit sesa unë të pranoj regjistra paralel dhe në këtë mënyrë qytetari Albin Kurti ta padisë kryeministrin Albin Kurti për shkelje të ligjit në Kosovë”, tha Kurti në Deskun e KTV-së, përcjell Periskopi.

Lidhur me këtë, gazetari i njohur Parim Olluri, tha se Kurti do të duhej ta padiste veten edhe për pamundësinë e bllokimit të hapësirës ajrore për Rusinë në Kosovë.

“Përmendja e emrit të tij, kaq shpesh nga vet ai, kallxon që është tuj punu për profil të vetin personal”, tha Olluri në Pressing, përcjell Periskopi.

Olluri përmendi edhe pyetjen që iu bë kryeministrit nga gazetari i KTV-së gjatë intervistës mbrëmë, se pse Kosova nuk e ka ndaluar hapësirën ajrore me Rusinë.

“(E pyet gazetari) Pse Kosova nuk e ka ndalu hapësirën ajrore për Rusinë.  (Kurti) thotë: I kena bë kërkesë KFOR-it po hapësira ajrore kontrollohet nga KFOR-i dhe nuk mujna me ndërhy. I njëjti njeri që folë për sovranitet të vendit, kallxon që nuk mundet me e blloku hapësirën ajrore se nuk e ka nën kontroll. Nëse e don kaq shumë vendin, shko fol me KFOR-in edhe thuaj KFOR-it nuk muj unë me leju mos bllokimin e hapësirës ajrore sepse qytetari Albin Kurti duhet me e paditë kryeministrin Albin Kurti”, tha Olluri mbrëmë në Pressing duke komentuar deklaratën e Kurtit./E përmbledhi: Dafina Demaku/ Periskopi

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?