Alarmon kryetari i Kamenicës: Po përballemi me shumë zjarre

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka alarmuar rreth situatës me të cilën po përballet kjo komunë me zjarre, shkruan Gazeta Periskopi. Rahimaj ka thënë se që nga data 22 e këtij muaj, Komuna e Kamenicës, po përballet me një numër dhe gjendje alarmante me ndezjen e zjarrevë. Ai ka thënë se nuk dihet shkaku e […]
Rahimaj ka thënë se që nga data 22 e këtij muaj, Komuna e Kamenicës, po përballet me një numër dhe gjendje alarmante me ndezjen e zjarrevë.
Ai ka thënë se nuk dihet shkaku e fajtori por ka lutur qytetarët që të mos ndezin zjarre me qëllim të pastrimit të tokave.
Tutje, ai ka thënë se është intervenuar në 72 raste për shuarje të zjarrit dhe disa raste janë denoncuar e janë nën hetime.
Këtu keni statusin e tij të plotë:
“Me zjarr nuk pastrohet, shkatërrohet!
Nga data 22 e këtij muaji, Komuna e Kamenicës po përballet me një gjendje alarmante, nga numri i madh i zjarreve që kanë përfshirë një pjesë të madhe të pyjeve, për të cilat ende nuk dihet shkaku e as fajtori.
Lus qytetarët dhe pronarët e tokave, që mos të ndezin zjarre me tendencë pastrimi të tyre, sepse nuk ka asnjë efekt pozitiv as për tokën por as edhe për mjedisin.
Problemi i zjarreve është sfidë edhe për institucionet përkatëse si dhe kapacitetet e pakta. Do të mundohemi të identifikojmë pronarët të cilët potencialisht kanë mundur ta bëjnë këtë.
Është intevenuar në 72 raste për shuarje të zjarrit. Deri më tani kemi gjashtë raste të denoncuara në polici, dhe raste të tjera që janë në hetime.
Lus qytetarët që të bëjnë kujdes, si dhe të lajmërojnë rastet e zjarreve tek organet kompetente”, ka shkruar Rahimaj në llogarinë e tij në Facebook. /PERIKSOPI












