Aksident i rëndë mes trenit e veturës në Pejë, ka të lënduar

Një person ka mbetur i lënduar pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sonte në fshatin Llabjan të Pejës,shkruan Periskopi. Treni i cili ishte duke udhëtuar në relacionin Prishtinë-Pejë, është aksidentuar me një veturë. Rastin për Periskopin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Sipas Gashit, aksidenti ka […]
Një person ka mbetur i lënduar pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sonte në fshatin Llabjan të Pejës,shkruan Periskopi.
Treni i cili ishte duke udhëtuar në relacionin Prishtinë-Pejë, është aksidentuar me një veturë.
Rastin për Periskopin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas Gashit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:25, teksa si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person.
“Rreth orës 18:25, Policia është njoftuar për një aksident hekurudhor në fshatin Llabjan të Pejës. Treni i cili qarkullonte nga Prishtina për në Pejë është aksidentuar me një veturë. Një person ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar në emergjencë të spitalit për tretman mjekësor. Ai është jashtë rrezikut për jetë, teksa lëndimet janë jo serioze” ka thënë Gashi për Periskopin.












