Abdixhiku – Qeverisë Kurti: Dorëzoni kërkesën për anëtarësim në NATO sa më shpejt të jetë e mundur

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku sot gjatë seancës ka deklaruar se Kosova duhet të aplikojë sa më shpejt në NATO, transmeton Periskopi. ‘’Anëtarësimi i Kosovës në NATO, nga ky parlament të dalim me qëndrim të qartë, t’i drejtohet gjithë komunitetit ndërkombëtar. Le të nisim një fushatë lobuese në cdo qendër të Evropës dhe të sigurojmë […]
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku sot gjatë seancës ka deklaruar se Kosova duhet të aplikojë sa më shpejt në NATO, transmeton Periskopi.
‘’Anëtarësimi i Kosovës në NATO, nga ky parlament të dalim me qëndrim të qartë, t’i drejtohet gjithë komunitetit ndërkombëtar. Le të nisim një fushatë lobuese në cdo qendër të Evropës dhe të sigurojmë anëtarësimin në NATO’’, tha ai.
‘’Le të dorëzojmë kërkesën për anëtarësim në NATO sa më shpejt të jetë e mundur.’’/PERISKOPI/












