Abdixhiku: Qeveria Kurti braktisi qytetarët, kapi bordi e skandalizoi në politikën e jashtme

Abdixhiku: Qeveria Kurti braktisi qytetarët, kapi bordi e skandalizoi në politikën e jashtme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përmendur ato që ai i quan “12 dështimet më të mëdha të Qeverisë 1 vjeçare të Kurtit”, disa prej të cilave janë kriza energjetike, kriza e çmimeve dhe politika e jashtme e izoluar. Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku vlerësimin tij për Qeverinë Kurti e nis […]

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku vlerësimin tij për Qeverinë Kurti e nis me fjalinë “1 vit paaftësi” për të vazhduar më pas duke i përmendur të 12 dështimet që Kurti i ka bërë, sipas LDK-së.

Sipas LDK-së, këto dështime janë: kriza energjetike; kriza e çmimeve; mosgazifikimi  Kosovës, politika e jashtme e izoluar, kapja nepotike e ndërmarrjeve publike, mos funksionalizimi i institucioneve të pavarura, mosefikasitetin i Kuvendit, politizimin i vetingut; keq menaxhimin shëndetësor e pandemik; stagnimi ekonomik; si dhe sulmet ndaj mediave si praktikë e zakonshme tashmë.

Tutje, Abdixhiku shton se ky vit qeverisës është përcjellur me populizëm, arrogancë dhe arsyetime, si dhe me mungesën e qartë të vizionit zhvillimor për Kosovën,

I pari i LDK-së ka shtuar se edhe pse kjo qeveri ka qenë e paaftë në veprime për qytetarët, ajo megjithatë ka qenë e aftë të kapë borde, kompani publike dhe institucione të pavarura.

Përveç tjerash, Kryetari Abdixhiku, ka vazhduar duke thënë se në politikën e jashtme kjo qeveri është karakterizuar me skandale, ndërsa në politikën e brendshme ka qenë arrogante.

Lexoni postimin e plotë:

1 VIT PAAFTËSI

Sot, në selinë qendrore të Lidhjes Demokrstike të Kosovës prezantuam pikëpamjet tona mbi 12 dështimet më të mëdha të Qeverisë 1 vjeçare të Kurtit. Prezantuam deshtimet qeveritare në krizën energjetike; krizën e çmimeve; mosgazifikimin e Kosovës, politikën e jashtme të izoluar, kapjen nepotike të ndërmarrjeve publike, mosfunksionalizimin e institucioneve të pavarura, mosefikasitetin e Kuvendit, politizimin e vetingut; keqmenaxhimin shëndetësor e pandemik; stagnimin ekonomik; si dhe sulmet ndaj mediave si praktikë e zakonshme tashmë.

Ky vit qeverisës, është përcjellë me popullizëm, arrogancë, arsyetime tek e shkuara e mungesë të qartë të vizionit zhvillimor për Kosovën. Është përcjellë dhe me braktisje të kauzave themeltare të ngritjes në pushtet; siç është përcjellë me braktisje të halleve e nevojave të qytetarëve në secilën krizë me të cilën është ballafaquar për një vit.

Nga kriza e pandemisë, tek ajo e energjetikës e deri tek rritja alarmante e çmimeve – Qeveria Kurti ka vendosur t’i braktisë qytetarët tanë, dhe në betejën e tyre me përballueshmërinë, të sillet si vështruese e krizave. Ajo ka dështuar të reagojë me kohë; siç ka refuzuar të ndërmarrë masa adekuate që do të zbusnin secilën krizë.

Kjo qeveri, në paaftësinë e saj vepruese për qytetarë, megjithatë ka qenë e aftë të kapë borde, kompani publike e institucione të pavarura me të afërm e familjarë. Kapja e këtyre institucioneve jetike për funksionalizimin e shëndoshë të shoqërisë, ka rezultuar të jetë fatale në secilin ballafaqim me krizë.

Në politikë të jashtme, kjo qeveri është karakterizuar nga skandale me dëme të pa riparueshme për pozitën e vendit – me komunikime të turpshme e amatoreske dhe diskurs jo adekuat diplomatik. Mbi të gjitha, është karakterizuar me mungesë të takimeve të rëndësishme në nivel ndërkombëtar. Izolimi i Kosovës po merr formë çdo ditë; dhe në rrethanat e reja gjeopolitike, mosaktivizimi i Qeverisë tonë është humbje e jashtëzakonshme e mundësisë.

Në politikën e brendshme, Qeveria Kurti ka qenë sa arrogante aq edhe konfliktuoze. Në secilën përfshirje të saj, me institucionet e drejtësisë, me sindikatat e pavarura, me përfaqësuesit e biznesit, me trupat tjerë autonom – dhe me vet spektrin politik në vend, kjo qeveri ka dështuar të sigurojë konsensusin minimal për një demokraci të shëndoshë e prosperuese. Tendencat e saja kontrolluese prej pushtetit absolutist, janë përcjellë me sulme edhe ndaj medieve e ndaj fjalës së lirë.

Dëshpërimi qytetar me një qeverisje të tillë, përtej zërit votues në zgjedhjet lokale të 17 tetorit e 14 nëntorit, është përcjellë dhe me largim masiv të qytetarëve tanë, të të rinjve e të rejave, profesionistëve e punëtorëve nga Kosova. Sot, rreth 55% e kosovarëve konsiderojnë largimin nga Kosova; dhe ky fakt duhet të na shqetësojë të gjithë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?