Abdixhiku: Ndërkombëtarët na kërkuan që mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë të mos bëhet temë politike

Abdixhiku: Ndërkombëtarët na kërkuan që mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë të mos bëhet temë politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se komuniteti ndërkombëtar u ka kërkuar klasës politike në vend që të mos bëhet temë politike mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Abdixhiku shton se në këtë rast, mbajtja e relacioneve të mira me aleatët është me rëndësi të madhe. “Unë shoh vetëm pozicionin e qeverisë në […]

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se komuniteti ndërkombëtar u ka kërkuar klasës politike në vend që të mos bëhet temë politike mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Abdixhiku shton se në këtë rast, mbajtja e relacioneve të mira me aleatët është me rëndësi të madhe.

“Unë shoh vetëm pozicionin e qeverisë në relacion me partneritetin ndërkombëtar. Kjo është me rëndësi. Për të tjerat nuk është e rëndësishme. Unë po them që mënyra se si komunikon me komunitetin ndërkombëtar dhe njerëz që vijnë për enkas për këtë çështje. Për referendumin e kemi votuar një rezolutë në Kuvend që pozita e ka kërkuar. Unë po them që neve na duhet komunikimi me partneritetin ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Abdixhiku po ashtu i thotë kryeministrit Kurti që të mos përplaset me ndërkombëtarët dhe të mbajë lidhjet me aleatët në mënyrë që ata të mos kalojnë në anën e Serbisë.

“Ajo që na është thënë neve është që mos ta bëjmë çështje politike temën e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë. Pra mos ta bëjmë çështje të përplasjeve të brendshme. Kemi gjëra më të mëdha me të cilat mund të merremi se sa tavolinat e brendshme këtu. Kemi një rezolutë që e kemi votuar në parlament. kemi një qeveri që ka dhënë mesazh të vazhdueshëm në kauzat e veta në këtë çështje. Kemi një praktikë të mbajtjes së zgjedhjeve në partneritetin me ndërkombëtarët. Është përgjegjësi e vetme e qeverisë, e kryeministrit në këtë rast, këto fjalë të mëdha të tij t’i trajtojë e të mësoj nga realpolitika e vërtetë. Unë mund të them se partneriteti ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm. Nuk na duhet një përplasje me ndërkombëtarët dhe dërgimi i aleatëve tanë tek Vucici”, shtoi ai

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?