Abazoviq kryeministër, Hoxhaj: Shqiptarët të bashkohen në rajon

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka komentuar zgjedhjen e Dritan Abazoviqit në krye të Malit të Zi, shkruan Gazeta Periskopi. Hoxhaj ka thënë se në këto rrethana ndërkombëtare pas agresionit të Rusisë, shqiptarët duhe të jenë më të bashkuar se kurrë. Tutje, Hoxhaj ka thënë se faktorizimi i shqiptarëve duhet të jetë […]
Hoxhaj ka thënë se në këto rrethana ndërkombëtare pas agresionit të Rusisë, shqiptarët duhe të jenë më të bashkuar se kurrë.
Tutje, Hoxhaj ka thënë se faktorizimi i shqiptarëve duhet të jetë për paqe dhe sigurinë rajonale kundër autokratëve si Putini
Këtu keni statusin e tij të plotë:
“Një kryeministër shqiptar në krye të Malit të Zi! Në këto kohë të vështira, kur Ukraina po përballet me agresionin rus dhe Perëndimi me sulm ndaj demokracisë, shqiptarët në rajon duhet tash më shumë se kurrë të jenë të bashkuar për sigurinë e përbashkët të rajonit dhe kundër autokratëve të tillë si Putini. Miqtë e mi, deputetët shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi, duhet të japin votën e tyre për Dritan Abazoviqin dhe t’i japin fund ndikimit rus e forcave të errëta të shovenizmit të mykur serb”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook. /PERISKOPI