A ka sy dhe veshë Putini: Periskopi sjell të plotë deklaratën me tone dramatike të NATO-s nga Samiti i jashtëzakonshëm

Në Samitin e Jashtëzakonshëm të NATO-së mbajtur sot në Bruksel, morën pjesë përfaqësuesit e shteteve të Aleancës, mes tyre, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zoti Joe Biden. NATO ka lëshuar deklaratën e përbashkët pas Samiti, ku veçon edhe një herë se ‘çdo pëllëmbë e territorit të NATO-s do të mbrohet nga çdo kërcënim […]
NATO ka lëshuar deklaratën e përbashkët pas Samiti, ku veçon edhe një herë se ‘çdo pëllëmbë e territorit të NATO-s do të mbrohet nga çdo kërcënim i mundshëm’.
Në këtë deklaratë, NATO thotë se po e rritë sigurinë nëpër të gjitha vendet Aleate, përfshirë sigurinë kibernetike, sigurinë ndaj çdo kërcënimi me armë biologjike, kimike apo bërthamore.
NATO thotë se në prill do të takohen Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të Aleancës, ku do të bëhen të ditura edhe vendimet konkrete – ndaj asaj – që Aleanca më e madhe ushtarake në botë e quan “kërcënimi më i madh i sigurisë globale në botë prej dekadash”, pra agresioni i Rusisë në Ukrainë.
Periskopi ju sjell më poshtë, deklaratën e plotë të NATO-s, e cila mund të jetë ndër më dramtiket dhe më seriozet kundër Rusisë:
Ne, krerët e shteteve dhe qeverive të 30 vendeve të NATO-së, u takuam sot për të adresuar agresionin rus kundër Ukrainës, kërcënimi më i madh për sigurinë Euro-atlantike që prej shumë dekadash.
Lufta e Rusisë në Ukrainë, ka lëkundur paqen në Evropë. Ne dënojmë invazionin rus në Ukrainë, në termat më të forta të mundshme.
Ne i bëjmë thirrje Presidentit Putin që ta ndalë menjëherë këtë luftë dhe ta tërheq ushtrinë nga Ukrainë, si dhe i bëjmë thirrje Bjellorusisë që ta ndalë bashkëpunimin, në linjë Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së së 2 marsit 2022. Sulmet ruse në Ukrainë kanë kërcënuar sigurinë globale. Kjo ka lënduar normat ndërkombëtare duke e bërë botën më pak të sigurtë. Retorika eskaluese e Presidentit Putin është e papërgjegjshme dhe destabilizuese.
Ukrainasit kanë inspiruar botën me rezistencën heroike nga lufta brutale e Rusisë dhe pasojave të saj. Ne dënojmë ashpër sulmet shkatërruese të Rusisë ndaj civilëve, përfshirë gratë, fëmijët dhe personat vullnetarë të përfshirë në situatë.
Ne do të punojmë me krejt komunitetin ndërkombëtar që t’i mbajmë ata përgjegjës për shkeljen e të drejtave njerëzore dhe shkeljen e ligjit ndërkombëtarë – përfshirë krimet e luftës.
Jemi thellësisht të shqetësuar për rrezikun e rritjes së dhunës seksuale dhe trafikimit të njerëzve. I bëjmë thirrje Rusisë që të lejojë urgjentisht korridoret për kalimin e njerëzve dhe të lejojë ndihmat humanitare në Mariupol dhe qytetet tjera të rrethuara.
Ne gjithashtu dënojmë sulmet ndaj infrastrukturës civile, përfshirë edhe ato ku ka centrale bërthamore. Ne do të vazhdojmë ta mbajmë përgjegjëse Rusinë, për gënjeshtrat e saj lidhur me sulmet në Ukrainë dhe për ekspozimin e narrativës false ose ‘flamurin fals’ të përdorur në operacione tokësore kundër popullatës civile në Ukrainë.
Përdorimi i çdo arme kimike, ose biologjike do të jetë e papranueshme dhe rezultat do të kenë dhjetëra pasoja.
Rusia duhet të tregojë seriozitetin e vet në negociata duke pranuar menjëherë armëpushimin.
Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të tregohet konstruktive në negociatat me Ukrainën në mënyrë që të arrihen rezultate konkrete – duke filluar menjëherë me armëpushimin si dhe të fillojë tërheqjen e trupave të saj nga territori i Ukrainës.
Ne mbështesim përpjekjet e Ukrainës për të arritur paqen dhe të gjitha ndërmarrjet diplomatike bashkë me Aleatët ku i bëhet thirrje Rusisë që ta përfundojë këtë luftë.
Ne qëndrojmë plotësisht në solidaritet me Presidentin Zelensky, qeverinë e Ukrainës dhe qytetarët e guximshëm ukrainas të cilët po mbrojnë tokën e tyre.
Ne nderojmë të gjithë të vrarët në Ukrainë si dhe ata që u plagosën – por edhe ata që lanë shtëpitë e tyre në përpjekje për të shpëtuar nga agresioni rus.
Ne riafirmojmë mbështetjen tonë të plotë për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës e njohur ndërkombëtarësisht në kufijtë e saj ekzistues.
Ukraina ka të drejtën fundamentale për vetë-mbrojtje sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara. Që prej 2014-tës, ne i kemi ofruar Ukrainës mbështetjen tonë dhe besojmë në të drejtën e saj.
Ne kemi trajnuar forcat e Ukrainës, kemi forcuar ushtrinë e saj dhe kemi rritur kapacitetet e saj ushtarake.
Aleatët e NATO-së kanë dhënë përkrahjen e tyre dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen përkrahjen politike dhe praktike në mbështetje të Ukrainës, në të drejtën e saj për ta mbrojtur veten.
Aleatët e NATO-s do të vazhdojnë dhe rrisin ndihmat në çështje të ndryshme si sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen nga ndonjë sulm i mundshëm kimik, biologjik, radiologjik apo edhe ndonjë kërcënim të natyrës bërthamore.
Aleatët e NATO-s gjithashtu kanë ofruar mbështetje humanitare për Ukrainën duke pranuar miliona refugjatë. Ministrat e Jashtëm do të diskutojnë më hollësisht në një mbledhje që do ta mbajnë në prill.
Jemi të bashkuar në përpjekjen tonë për ta mbajtur Rusinë përgjegjësë në hapat e saj për shkatërrimin e fondacioneve të sigurisë dhe stabilitetit.
Ne mbajmë përgjegjëse Rusinë dhe Bjellorusinë.
Sanksione masive i janë vendosur Rusisë në përpjekje për t’i dhënë fund kësaj lufte. Mbesim të bashkuar dhe të përkushtuarnë koordinimin tonë për presionin ndërkombëtar ndaj Rusisë.
Ne do të vazhdojmë të punojmë ngusht me aleatët tanë dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe Bashkimin Evropian. Një koordinim transatlantik mbetet krucial për një përgjigje efektive ndaj krizës aktuale.
Ne ju bëjmë thirrje të gjitha shteteve, përfshirë Republikën Popullore të Kinës, t’i bashkohen rregullit ndërkombëtar në parimin e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial, ashtu sic specifikohet në Kartën e OKB-së, dhe të abstenojë në mbështetjen e Rusisë në këtë luftë, në çfarëdo forme dhe të mos bëhet pjesë e asnjë lëvizjeje që do ta ndihmonte Rusinë pas vendosjes së sanksioneve.
Ne jemi të shqetësuar nga komentet publike të bërë në të kaluarën nga Republika Popullore e Kinës dhe i bëjmë thirrje shtetit kinez që të mos e mbështes narrativën false të Kremlinit, veçanërisht në këtë luftë dhe ndaj NATO-s, si dhe të promovojë zgjidhjen paqësore të konfliktit.
Ne mbesim të përkushtuar ndaj parimeve fondamentale evropiane dhe sigurisë globale, duke përfshirë këtu edhe atë se çdo komb ka të drejtën të vendosë vet për çështjen e sigurisë, pa ndonjë ndërhyrje nga jashtë. Ne riafirmojmë përkushtimin tonë të Politikës për Dyer të Hapura të NATO-s, bazuar në Artikullin 10 të Traktatit të Uashingtonit.
Ne po ndërmarrim hapa për të mbrojtur partnerët tonë ndaj kërcënimeve të mundshme ruse ose ndërhyrjeve dhe do të shtojmë asistencën tonë për t’i ndihmuar ata në rezistencën ndaj ndikimit malinj rus si dhe për të përforcuar rezistencën e tyre, bazuar në kërkesat që marrim nga programet e partneritetit.
Në prill, Ministrat e Jashtëm do të dalin me hapa dhe propozime konkrete për mbështetjen e partnerëve tanë.
Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim të gjithë hapat që janë të nevojshëm për të mbrojtur popullatën e Aleatëve tonë si dhe për mbrojtjen e çdo pëllëmbe të territorit të Aleancës.
Si kundërpërgjigje ndaj Rusisë, ne kemi aktivizuar planin e mbrojtjes së NATO-së, duke zhvendosur 40 mijë trupa në pjesën lindore, bashkë me mjetet ushtarake ajrore.
Ne gjithashtu kemi shtuar forcat në Bullgari, Hungari, Sllovaki e Rumani.
Ne jemi duke ndërmarrë të gjithë hapat për të siguruar mbrojtjen e të gjithë aleatëve në 360 shkallë.
Masat tona janë parandaluese, proporcionale dhe jo-eskaluese.
Nën dritën e kërcënimit më të madh të sigurisë Euro-Atlantike që prej dekadash, ne gjithashtu ne do të rrisimin pjesën tonë të mbrojtjes dhe do të ndërmarrim hapa të tjerë duke shtuar kapacitetet në shkallë të plotë në mbrojtje. Këta hapa, do të mbështeten edhe me ushtrime të forcave tona.
Ne po rrisim infrastrukturën mbrojtëse të shoqërive tonë, si kundërpërgjigje ndaj influencën malinje të Rusisë. Ne po shtojmë kapacitetet tona të mbrojtjes edhe në kibernetikë, duke ofruar mbështetje edhe për të tjerër në mbrojtjen kibernetike.
Jemi gati t’u kundërpërgjigjemi atyre që prekin në sigurinë tonë kibernetike dhe kemi rritur shkëmbimin e informacioneve – duke nënkuptuar këtu edhe kundërpërgjigjen ndaj dezinformatave.
Ne kemi rritur gjithashtu përgatitjen tonë ndaj çdo kërcënimi kimik, biologjik, radiologjik apo edhe kërcënimeve bërthamore. Do të marrim hapa dhe vendime kur të takohemi në Madrid.
Të gjithë këta hapa që po ndërmarrin, janë përgjigja jonë për sigurinë e Aleancës (NATO version jonë) dhe rajonit Euro-Atlantik.
Aleatët janë duke rritur në masë të madhe mbrojtjen.
Në linjë me zotimin tonë të Artikullit 3 sipas Traktatit të Uashingtonit, ne do të përforcojmë krejt kapacitetin tonë individual dhe kolektiv për t’i rezituar çdo lloj sulmi të mundshëm.
Lufta e paprovokuar e Rusisë në Ukrainë, ka sfiduar të gjitha vlerat dhe normat që kemi bërë e sjellur për sigurinë dhe prosperitetin e krejt kontinentit të Evropës.
Zgjedhja e Presidentit Putin për ta sulmuar Ukrainën, ishte një gabim strategjik, me pasoja të mëdha edhe për Rusinë por edhe për popullin rus.
Ne mbesim të bashkuar në përcaktimin tonë për të kundërshtuar agresionin rus, për të ndihmuar popullin dhe qeverinë e Ukrainës dhe për të mbrojtur të gjithë Aleatët (vendet e NATO-së)./
Nga faqja zyrtare e NATO-s: Periskopi












