A hyri halucinacioneve Majko: “Putin po sulmon Odesën, për të shkatërruar historinë shqiptare”

Ish-kryeministri Pandeli Majko, ka një shpjegim mjaft origjinal për arsyet përse Rusia do të sulmojnë Odesën. Ai thotë se Rusia po përgatitet të sulmojë këtë qytet ukrainas, për shkak të shqiptarëve që jetojnë atje dhe me qëllimin për të “shkatërruar një pjesë të historisë së shqiptarëve”. Majko u sugjeron shqiptarëve, të vizitojnë Google dhe të […]
Ish-kryeministri Pandeli Majko, ka një shpjegim mjaft origjinal për arsyet përse Rusia do të sulmojnë Odesën.
Ai thotë se Rusia po përgatitet të sulmojë këtë qytet ukrainas, për shkak të shqiptarëve që jetojnë atje dhe me qëllimin për të “shkatërruar një pjesë të historisë së shqiptarëve”.
Majko u sugjeron shqiptarëve, të vizitojnë Google dhe të shkruajnë, “Arnaut, Odesa”, se kështu do të kuptojnë përse rusët duan të sulmojnë këtë qyteti, pra të kuptojnë atë që ka kuptuar edhe ai vetë!
“Ushtria Ruse po përgatitet të sulmojë qytetin e Odesës! Kërkoni në Google… fjalët “Arnaut, Odesa” dhe do ta kuptoni se po sulmohet, për tu shkatërruar edhe një pjesë e historisë së shqiptarëve.













