A është Shqipëria në rrezik në rast shpërthimi të një centrali bërthamor?

Në rast shpërthimi të një centrali bëthamor Shqipëria nuk është e rrezikuar sepse ka struktura të posaçme që kujdesen për rrezatimin. Kostandin Dollani, ish-drejtues i Institutit të Mbrojtjes nga Rrezatimet tha se problemi me emergjencat bërthamore ka nisur që prej vitit 1998. Sipas tij ka ekspertë që monitorojnë nivelin e rrezatimit në 8 pika, duke […]
Kostandin Dollani, ish-drejtues i Institutit të Mbrojtjes nga Rrezatimet tha se problemi me emergjencat bërthamore ka nisur që prej vitit 1998.
Sipas tij ka ekspertë që monitorojnë nivelin e rrezatimit në 8 pika, duke filluar me Tiranën.
Ai theksoi se Çernobili përfshiu globin, kështu që në rast të një shpërthimi të mundshëm sigurisht do të ketë pasoja, por strukturat e posaçme do të marrin masa.
“Ne jemi të përgatitur për të kapur çdo rritje të mundshme të nivelit”, sqaroi Dollani për euronews.al.












