A është ndalur procesi i zgjerimit të BE-së?

A është ndalur procesi i zgjerimit të BE-së?

Ukraina më 28 shkurt zyrtarisht e ka paraqitur kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo ka hasur një mbështetje të madhe nga Estonia, Letonia, Republika Çeke, Lituania, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia. Ballkani Perëndimor ka mbetur i heshtur për anëtarësimin e Ukrainës. Shqipëria, Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi, janë gjashtë vendet […]

Kjo ka hasur një mbështetje të madhe nga Estonia, Letonia, Republika Çeke, Lituania, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia.

Ballkani Perëndimor ka mbetur i heshtur për anëtarësimin e Ukrainës.

Shqipëria, Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi, janë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që po e ndjekin ëndrrën e tyre për t’u bërë anëtare e BE-së.

Në negociata kanë hyrë Serbia dhe Mali i Zi, ndërsa Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, janë vetëm kandidatë potencialë.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë duke pritur me vite për t’u bërë pjesë.

Shqipëria ka mbetur e bllokuar shkaku i korrupsionit dhe migrimit të lartë të popullsisë, ndërsa Maqedonia e Veriut shkaku i problemeve me Bullgarinë, për emrin dhe identitetin.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet ende në tavolinë në Komisionin Evropian.

Megjithatë, shumë besojnë që ky proces nuk ka pasur asnjë përparim viteve të fundit, pra ka ngecur.

Ende nuk ka ndonjë qëndrim të qartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor lidhur me anëtarësimin e Ukrainës në BE.

Një diplomat i BE-së ka deklaruar se ky proces nuk po shkon askund, “ka vdekur”.

Ai tha se tani është e vështirë të mosmbështetjet Ukraina në këtë kohë, por njëkohësisht është po aq e vështirë të avokohet për një procedurë të shpejtë për Kievin, duke pasur parasysh se Ballkani Perëndimor ka qenë në radhë për vite me radhë.

Lidhur me këtë fakt ka folur vetëm Mali i Zi.

Ministria e Jashtme e këtij vendi tha se e mbështet me gjithë zemër zgjerimin e familjes evropiane.

““Mali i Zi, si vend kandidat për në BE, mbështet me gjithë zemër procesin e zgjerimit të BE-së. Theksojmë se vendimi për anëtarësim në BE varet vetëm nga vendimi i shteteve anëtare”.

Gjergji Vurmo, drejtor i programit në Institutin Shqiptar për Demokraci dhe Ndërmjetësim, është dakord se ka një heshtje publike për këtë çështje.

Megjithatë, ai mendoi se agresioni i Rusisë në fakt kishte rritur shpresat për vendet e Ballkanit për t’u anëtarësuar në BE.

“Akterët e BE-së, veçanërisht vendet anëtare kyçe, janë më të hapur se kurrë dhe po kërkojnë mënyra për të përfituar nga ky moment dhe për të ankoruar vendet e Ballkanit Perëndimor më fort në BE.”

Ai tha se procesit të pranimit në BE i ka munguar besueshmëria për disa vite dhe se duhet guxim nga krerët e Bashkimit Evropian për të forcuar BE-në dhe Ballkanin Perëndimor.

“Lufta në Ukrainë përbën një kërcënim të madh dhe ka nxjerrë në dritë shumë nga ajo që po ndodhte në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe atë që shoqëria civile dhe media e pavarur e kanë denoncuar për vite me radhë… Duhet guxim për të pranuar gabimet e së kaluarës dhe guxim. për të mos iu shmangur përgjegjësisë”.

E anëtarësimi i Ukrainës po shihet si avantazh nga dikush.

Studiuesi në Universitetin e Oksfordit Kristijan Fidanovski, ka thënë se anëtarësimi i Ukrainës nuk duhet të përbëjë kërcënim për Maqedoninë e Veriut.

“Duke pasur parasysh perspektivat e ulëta të anëtarësimit të Ukrainës, është e vështirë të imagjinohet se mund të rrezikojë pranimin e Maqedonisë së Veriut. Duke marrë parasysh që në të kaluarën BE-së i ka pëlqyer të pranojë disa vende në të njëjtën kohë për arsye logjistike dhe politike, aplikimi i Ukrainës mund të jetë vetëm i dobishëm, edhe nëse nuk ka gjasa të ketë ndonjë pasoja në një mënyrë ose në tjetrën”.

Ai gjithashtu vuri në dukje se ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani përshëndeti mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në BE.

Osmani 7shtë i pari që e thotë hapur këtë.

Të hënëm  në Bruksel, Osmani tha se edhe Ukraina edhe Moldavia kanë të ardhme evropiane, por se ky proces nuk mund të përshpejtohet.

“Të premtosh një vend se ka një të ardhme evropiane është shumë e rëndësishme për të krijuar një nxitje. Ky zotim na u dha në Selanik në vitin 2003 dhe ishte ky zotim që na shtyu të zhvillojmë më tej vendin tonë dhe të përmbushim kriteret e BE-së”.

“Ky angazhim i BE-së ndaj Ukrainës do të ketë të njëjtin efekt”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?