Të gjithë afganët largohen nga Kosova

Sot nga Kosova është larguar grupi i fundit i afganëve që kanë qenë të akomoduar në kampin “Bechtel” në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se gjatë krejt kësaj kohe janë angazhuar, bashkë me aleatët e Kosovës, që të plotësohet çdo kërkesë e […]
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se gjatë krejt kësaj kohe janë angazhuar, bashkë me aleatët e Kosovës, që të plotësohet çdo kërkesë e të strehuarve afganë në Kosovë.
“Qeveri e Republikës së Kosovës dhe si Ministri e Punëve të Brendshme, kemi pranuar të marrim përsipër këtë proces pa asnjë dilemë dhe me përgjegjësi të lartë. Falë bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe aleatët tanë, jemi drejt finalizimit të suksesshëm të këtij procesi. Jemi angazhuar maksimalisht bashkë me partnerët tanë që çdo kërkesë e të strehuarve të plotësohet në afat optimal dhe të sigurojmë mirëqenie e kushte të mira për të gjithë. Jam shumë i lumtur që si shtet ia dolëm mbanë edhe në këtë proces dhe që të gjithë ata që u strehuan në kampin “Bechtel” në Kosovë po nisin një jetë të re në shtetet mikpritëse”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Kosova, vitin e kaluar, kishte pranuar që të strehojë rreth 2000 afganë të cilët ishin të rrezikuar në vendin e tyre, pasi talebanët morën pushtetin në duar.
Një pjesë e refugjatëve afganë ishin akomoduar në ish-kampin e kompanisë “Bechtel-Enka” dhe një pjesë tjetër në kampin amerikan “Bondsteel”. /PERISKOPI












