Sikurse mediat, nga buxheti i shtetit përfitoi edhe kompania e Luan Dalipit

Sikurse mediat, nga buxheti i shtetit përfitoi edhe kompania e Luan Dalipit

Shefi i Stafit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, sot ka sulmuar mediet në Kosovë, duke i lidhur ato me “biznese kriminale”, dhe duke u bërë thirrje atyre që ai i ndanë në “qytetarë të dinjitetshëm”, t’i bojkotojnë ato. Ai ka shkruar se si ato kanë fituar shuma të mëdha nga […]

Ai ka shkruar se si ato kanë fituar shuma të mëdha nga buxheti i shtetit, dhe se tash nuk do të fitojnë më, shkruan Periskopi.

Sipas deklarimit të pasurisë që Dalipi e ka bërë publik në Agjencinë Kundër Korrupsionit, figuroni se është konsulent në kompaninë “Management Development Associates” (MDA), prej të cilës përfiton në vit 27 mijë euro. Ka deklaruar se është themelues i kësaj kompanie dhe deri në vitin 2017 ka qenë edhe aksionar. Aktualisht ka shkruar se është veç konsulent.

Periskopi ka gjetur se MDA para dy viteve ka fituar dy tender nga institucionet publike, gjegjësisht nga Komuna e Podujevës dhe Drenasit.

“Ngritja e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal 2019 2021 e Komunës së Podujevës”, quhet tenderi që ishte lidhur më komunën e Drenasit në vlerë prej 17 mijë e 900 euro.

Ndërsa “Hartimi i Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal të Komunës së Drenasit për Periudhën Afatmesme 2020 -2024”, quhet tenderi që është lidhur me Drenasin në vlerë prej 9920 eurove.

Para pak viteve, Dalipi ishte akuzuar për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, por ishte liruar nga Gjykata e Apelit.

Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Xhemajl Syla si udhëheqës i divizionit për mbështetje të bizneseve në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe Luan Dalipi, drejtor në kompaninë “Managment Development Association” (MDA), kanë shfrytëzuar detyrën e tyre zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për kompaninë “MDA”.

Kjo kompani, ka ofertuar në tenderin “Rritja e aftësisë konkurruese të sipërmarrjeve dhe promovimi i eksportit”, financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian, në vlerë prej dy milionë euro, në atë mënyrë që sipas marrëveshjes paraprake, pasi që është publikuar njoftimi për kontratë, të pandehurit gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator 2013, kanë shkëmbyer dokumente të brendshme të MTI-së, lidhur me kushtet dhe kriteret për tender.

Sipas aktakuzës, më 4 tetor 2013, Xhemajl Syla, ka dërguar informacione konfidenciale tek Dalipi, për procesin e vlerësimit të ofertave në këtë tender duke e njoftuar për përparësitë e kompanisë MDA, krahas kompanive tjera konkurruese në këtë proces.

Sipas pretendimeve të prokurorisë, Xhemail Syla ka vazhduar që t’i dërgojë informacione të njëjtit, të cilat Dalipi i kishte përdorur për përgatitjen e ofertës për procesin e përsëritur të prokurimit.

Prokuroria, Xhemajl Dalipin e akuzon edhe për veprën penale “keqpërdorimi i informatës zyrtare”.

Por, Apeli një vendim të tillë nuk e ka marrë për të akuzuarin tjetër në këtë rast Xhemajl Syla, për të cilin është një proces gjyqësor në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Procesi është duke vazhduar akoma, ndërsa Luan Dalipi ka qenë i ftuar para pak ditësh në një seancë si dëshmitarë. /PERISKOPI

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?