Rrëfimi i ukrainases e cila u martua në Kosovë 11 vjet më parë (FOTO)

Rrëfimi i ukrainases e cila u martua në Kosovë 11 vjet më parë (FOTO)

Ukraina po përballet me sulmet e egra ruse tash e gati një muaj. Shumë viktima, miliona njerëz të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, ngjajnë me skenat e trishtueshme që përjetuan shqiptarët e Kosovës në vitin 1999-të. Me një rrëfim për përjetimin e luftës me kilometra larg vendlindjes vjen për Klankosova.tv ukrainasja Elena Lushaku, e cila është e […]

Ukraina po përballet me sulmet e egra ruse tash e gati një muaj.

Shumë viktima, miliona njerëz të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, ngjajnë me skenat e trishtueshme që përjetuan shqiptarët e Kosovës në vitin 1999-të.

Me një rrëfim për përjetimin e luftës me kilometra larg vendlindjes vjen për Klankosova.tv ukrainasja Elena Lushaku, e cila është e martuar në Kosovë tash e 11 vjet dhe është nënë e dy fëmijëve.

Elena, mbiemri i vajzërisë së së cilës është Lutkievich ka treguar se prindërit e saj ende ndodhen në Ukrainë.

“Prindërit e mi ende janë në Ukrainë. Nuk duan ta lëshojnë vendin. Janë 3 orë nga Kievi dhe situata atje është ende e qetë. Kam kontakt çdo ditë me ata. Momentalisht nuk iu mungon asgjë”.

Gruaja nga Ukraina thotë se vendi i saj dhe Kosova e kanë përjetuar tmerrin e njëjtë të luftës.

Mes tjerash, ajo tregon se gjuhën shqipe e ka mësuar shpejt.

“Gjuhën shqipe e kam mësuar shpejt sepse kam punuar me shumë kompani shqiptare të dizajnit”.

Elena thotë se i ka munguar shumë familja e saj gjatë kësaj kohe.

“Të vetmen vështirësi e kam pasur kur i kam lënë prindërit. Nuk i kam pasur afër kur këtu jam përballur me ndonjë neglizhencë ose diskriminim që jam ukrainase”.

Elena Lushaku në Kosovë merret me punë dore.

“Në Kosovë kam një biznes. Merrem me punë dore, aksesore të ndryshme nga polimeri”.

Gruaja nga Ukraina thotë se do të kishte dëshirë që t’i dilte në ndihmë bashkatdhetarëve të saj.

“Do të kisha dashur që t’ju dal në ndihmë bashkatdhetarëve të mi. T’i strehoja ata, por e kam edhe familjen time atje në Ukrainë. Më duhet që të ruaj ndonjë vend edhe për ta në rast se përkeqësohet situata”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?