Kurti për Asociacionin: Mos të insistojmë më shumë se ndërkombëtarët, ankohet edhe për gazetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një në një intervistë që është duke e zhvilluar, ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, shkruan Gazeta Periskopi. Kurti ka thënë se s’mund të ketë asociacion njëetnik në Kosovë. “Nuk mund të kesh asociacion njëetnik, nuk ta kalon planin e Ahtisarit”, ka thënë Kurti Tutje, […]
Kurti ka thënë se s’mund të ketë asociacion njëetnik në Kosovë.
“Nuk mund të kesh asociacion njëetnik, nuk ta kalon planin e Ahtisarit”, ka thënë Kurti
Tutje, Kurti ka thënë se nuk duhet të insistohet për këtë temë më shumë se ndërkombëtarët.
“Nuk është mirë të insistojmë më shumë se ndërkombëtarët”, ka thënë Kurti
Kryeministrit të Kosovës i ka rënë në sy se gazetarët nga Kosova dhe Serbia po e pyesin më shumë se ata euroatlantik për temën e asociacionit.
“Për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe më pyesin zakonisht në konferenca për media gazetarët tonë të Kosovës dhe ata që vijnë nga Sërbia shumë më shumë se europianët dhe amerikanët”, ka thënë Kurti / PERISKOPI












