Kurti për pagën minimale: S’mund të kërcejmë tash prej 170 në 500, arsyetohet me të kaluarën

Kurti për pagën minimale: S’mund të kërcejmë tash prej 170 në 500, arsyetohet me të kaluarën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për mundësinë e ngritjes së pagës minimale, ku ka thënë se kjo pagë s’mund të bëhet 500 as 400, shkruan Gazeta Periskopi. Kurti ka përmendur se sa ka qenë kjo pagë për një dekadë si dhe sa ka qenë zotimi i tij. “Për një dekadë ka qenë 130 […]

Kurti ka përmendur se sa ka qenë kjo pagë për një dekadë si dhe sa ka qenë zotimi i tij.

“Për një dekadë ka qenë 130 edhe 170. Ne në zotimet tona kemi thënë 250, tash po e bëjmë 264 Bruto, Neto i bie 250 pas kontributit pensional. Dmth ta rrisësh prej 130-ve dhe 170-ve në 250, është rritje shumë e madhe e pagës minimale dhe ne nuk mund të lejojmë, se ka dhe teori e kalkulime ekonomike për këtë gjë, që paga minimale të kalojë një përqindje të lartë të pagës mesatare se përjeton çrregullim makroekonomik pastaj. Pra, ti duhet ta rrisësh pagën mesatare që të rritet paga minimale. Ne mund ta bëjmë sa të doni pagën minimale, por nuk do të zbatohet. (Me 264 euro do të zbatohet?) Po, do të zbatohet dhe nuk bën çrregullim makroekonomik në Kosovë se nëse nuk jam gabim është një formulë sipas së cilës paga minimale kurrsesi nuk bën t’i kalojë 56 përqind të pagës mesatare. Nuk jam i sigurt për këtë gjë, por e di që ekziston një formulë e tillë ndaj së cilës ne duhet të kemi kujdes”, ka thënë Kurti në RTK.

I pari i Qeverisë ka thënë se s’mund të kërcejë kjo pagë nga 170 në 500 madje as në 400.

“Duhet të takohemi prapë me ta, por shikoni unë edhe njëherë po e theksoj që njerëzit kanë nevoja të ndryshme, pra në këtë vend u janë nëpërkëmbë të drejtat dhe dinjiteti për një kohë shumë të gjatë, por pse është tash Qeveria Kurti nuk mund të kërcejmë tash prej 170 në 500. Nuk është e mundshme as 400. Nuk është e mundshme. Pra, dëshirat janë legjitime, mirëpo pritjet absurde nuk mund të jenë të arsyeshme. Andaj, si Qeveri e Republikës së Kosovës, ne e kemi thënë në fushatë qe do të jetë 250, tash do jetë 264. Besoni kur të rritet ekonomia jonë dhe të rritet paga mesatare, a mendoni se nuk do ta bëjmë rishikimin që ta rrisim pagën minimale? Sigurisht që po, por duhet të rritet paga mesatare, të rritet ekonomia jonë shumë më tepër se kaq”, ka thënë Kurti. /PERISKOPI

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?