INTERVISTË E PLOTË: Shkodran Ramadani

INTERVISTË E PLOTË: Shkodran Ramadani

Analisti Shkodran Ramadani në një intervistë të shkurtër të dhënë për Gazetën Periskopi, ka folur për qëndrimet e Qeverisë Kurti nën rrethanat e reja ndërkombëtare. Ai ka komentuar deklaratat e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për rrezikun që mund ta pret Ballkanin Perëndimor, për përpjekjet për anëtarësim të përshpejtuar në NATO nga Qeveria Kurti si […]

Analisti Shkodran Ramadani në një intervistë të shkurtër të dhënë për Gazetën Periskopi, ka folur për qëndrimet e Qeverisë Kurti nën rrethanat e reja ndërkombëtare. Ai ka komentuar deklaratat e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për rrezikun që mund ta pret Ballkanin Perëndimor, për përpjekjet për anëtarësim të përshpejtuar në NATO nga Qeveria Kurti si dhe për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi, tani nën dinamikat e reja ndërkombëtare.

Periskopi: Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti, është duke u deklaruar vazhdimisht për mediat vendore dhe ndërkombëtare rreth luftës në Ukrainë duke e theksuar se Ballkani Perëndimor është në rrezik, si i vlerësoni këto deklarata?

Shkodran Ramadani:

Deklaratat e Kurtit për Luftën në Ukrainë si dhe për mundësinë të konfliktit edhe në Ballkanin Perëndimor tregojnë që Albin Kurti po përpiqet që ta përshpejtojë dinamikën e dialogut si dhe të kërkojë një vëmendje më të madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, meqë ata të gjitha kapacitetet e tyre i kanë drejtuar në Ukrainë dhe kështu rrezikon që Kosova dhe Ballkani të mbeten poshtë në axhendën e SHBA-së, BE-së dhe NATO-së.

Por kjo mund të prodhojë edhe një efekt tjetër, sepse në momentin që deklaron që ka një gjendje të jashtëzakonshme, një klimë lufte në Ballkan, atëherë normalisht që krijohet edhe një kaos nga brenda, siç kishim të bëjmë me çështjen e vajit, ngritjen e çmimeve të tjera e kështu me radhë.

Periskopi: A mendoni se fushata e Qeverisë Kurti për një anëtarësim të përshpejtuar në NATO do të jetë e suksesshme?

Shkodran Ramadani: Jo. Kjo nuk është asgjë më shumë se sa një entuziasëm i momentit. Ky është një proces që merr shumë vite. Anëtarësimi me procedura të përshpejtuar është shumë i vështirë sidomos për një vend si Kosova të cilin nuk e njohin disa shtete anëtare të NATO-së, e të cilat nuk do ta pranonin anëtarësimin e Kosovës aty pa e njohur Kosovën si shtet fillimisht, e për ta njohur duhet që Kosova ta përfundojë dialogun me Serbinë. Mirëpo dialogu nuk pritet të përfundojë edhe disa vite apo shumë shpejtë, prandaj NATO nuk do ta pres duarhapur Kosovën. Edhe anëtarësimi në BE, edhe në NATO dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare parashihet të ndodhin pas përfundimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Periskopi: Si e shihni të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi, tani nën rrethanat e reja ndërkombëtare?

Shkodran Ramadani: Nuk do të ketë një marrëveshje të shpejtë që e zgjidh çështjen e njohjes. Mund të ketë marrëveshje por jo të tillë që përfundon me njohje, dhe sa më e shpejtë që do të jetë ajo aq më jopërmbajtësore dhe aq më e vëshirë do të jetë të gjendet një formulë e cila e zgjidh kontestin mes Kosovës dhe Serbisë, e sidomos tani që duket se Kosovës po i konvenon përshpejtimi i dialogut por jo edhe Serbisë. Besoj që për shkak të influencës ruse që ajo ka, Serbia do t’i pres përfundimin e zhvillimeve në Ukrainë sepse nëse e fiton luftën Rusia atëherë do të fuqizohet pozicioni i Serbisë në dialog e nëse e humbë atëherë ai do të dobësohet. Kështu që nuk është në interes të Serbisë që të ngutet në këtë proces por mbetet të shihet se si do shkojë tutje.

Intervistoi: Qendrim Badalli

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?