Biden dhe Kishida dënojnë ashpër testimin e Kim Jong-ut

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe Kryeministri japonez, Fumio Kishida, kanë ‘dënuar fuqishëm’ lansimin e raketës balistike nga Korea Veriore, në takimin e tyre në prag të mbledhjes së G7 në Bruksel, tha një zyrtar i Shtëpisë së Brdhë, shkruan National Post, përcjell Periskopi. Dy liderët ‘theksuan nevojën për diplomaci dhe […]
Dy liderët ‘theksuan nevojën për diplomaci dhe u pajtuan të vazhdojnë të punojnë nga afër që ta mbajnë të përgjegjshme Republikën Popullore të Koresë së Veriut”, tha zyrtari.
Korea e Veriut mbajti atë që mendohet të jetë testimi më i madh ndonjëherë i një rakete interkontinentale (ICBM) , thanë ushtritë e Japonisë dhe të Koresë së Jugut, duke shënuar fundin e një moratoriumi të vetëngritur në testimet e raketave me rreze të gjata veprimi.












