Alarmon Vuçiq: Albin Kurti ka vendosur ta sulmojë Serbinë

Nëpërmjet një videoje të shpërndarë në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka folur për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), për suspendimin e Liljana Stevanoviq, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, deri në një vendim të radhës. Në stilin e tij të […]

Në stilin e tij të njohur hiperbolizues e dramatizues, Vuçiq është shfaqur në rrjete sociale, duke thënë se me shkarkimin e gjykatëses serbe, Kurti ka sulmuar Serbinë.

Suspendimi i Stevanoviq vjen pas pjesëmarrjes së saj në takimin e Këshillit Kombëtar të Sigurisë të Serbisë, bashkë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Vuçiq, ka thënë se me urdhër të Albin Kurtit, Biljana Stefanoviq është hequr nga pozita e saj si gjykatëse.

“Me urdhër të Abin Kurtit, Biljana Stefanoviq është hequr nga institucionet e Kosovës si gjykatëse serbe. Përjashtimi i të gjithë komandantëve dhe zyrtarëve serbë të policisë që morën pjesë në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, ishte përgatitur për këtë mëngjes”, ka thënë ai, raporton Gazeta Express.

Sipas tij, me këtë veprim Kurti ka vendosur ta sulmojë Serbinë.

“Kurti ka shkelur marrëveshjet e Brukselit dhe sipas tij dhe të tjerëve që e mbrojnë atë, marrëveshjet e Brukselit më nuk ekzistojnë. Kurti është ai që dëshiron ta prishë paqen në Kosovë. Me vendime të tilla, ai dëshiron që t’i sulmojë qytetarët serbë aty ku ata jetojnë”, ka thënë ai.

Në fund, Vuçiq u është drejtuar vendeve të QUINT-it, duke u thënë se Serbia dëshiron paqe.

“Çfarëdo që bëni, Serbia do të jetë pranë njerëzve të saj”, ka thënë ai.

https://www.instagram.com/tv/Cbfo8kJDnX6/?utm_source=ig_web_copy_link

Në fund, Vuçiq u është drejtuar vendeve të QUINT-it, duke u thënë se Serbia dëshiron paqe.

“Çfarëdo që bëni, Serbia do të jetë pranë njerëzve të saj”, ka thënë ai

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?