11 vjeçari ukrainas arrin i vetëm në kufirin me Sllovakinë: 900+ km, me një çantë në krah dhe numrin e telefonit shkruar në pëllëmbë të dorës

Një 11 vjeçar nga juglindja e Ukrainës ka arritur në kufirin e Sllovakisë i vetëm, vetëm me një çantë në krah, me pasaportën e tij dhe numrin e telefonit që kishte shkruar në dorë. 11 vjeçari ka bërë mbi 960 kilometra rrugë, shkruan dailymail, përkthen Periskopi. Nëna e tij, thuhet se ka mbetur në Zaporizhia, […]
Një 11 vjeçar nga juglindja e Ukrainës ka arritur në kufirin e Sllovakisë i vetëm, vetëm me një çantë në krah, me pasaportën e tij dhe numrin e telefonit që kishte shkruar në dorë.
11 vjeçari ka bërë mbi 960 kilometra rrugë, shkruan dailymail, përkthen Periskopi.
Nëna e tij, thuhet se ka mbetur në Zaporizhia, aty ku trupat ruse sulmuan centralin bërthamor javën e kaluar.
Vullnetarët që ndodheshin në kufirin e Sllovakisë, raportohet se kanë arritur të kontaktojnë me disa prej të afërmëve të tij bazuar në numrin e telefonit që i vogli kishte shkruar në dorë.
Ky 11 vjeçar po përshkruhet si hero dhe fotografitë e tij janë bërë ikonike: i buzqëeshur dhe sypatermbur. Kështu e përshkruajti edhe vet Ministria e Brendshme e Sllovakisë, këtë djalë nga Ukraina./Dailymail/Periskopi/















