10 zhvillimet kryesore të ditës nga Ukraina deri në këto momente

Më poshtë, ju sjellim të përmbledhura 10 zhvillimet kryesore të ditës – deri në këto momente – nga Ukraina: 1.Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk tha se është arritur një marrëveshje për evakuimin e civilëve të ngujuar në fshatrat dhe qytetet e Ukrainës nëpërmjet nëntë ‘korridoreve humanitare’ të mërkurën, por një marrëveshje e tillë nuk është […]
1.Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk tha se është arritur një marrëveshje për evakuimin e civilëve të ngujuar në fshatrat dhe qytetet e Ukrainës nëpërmjet nëntë ‘korridoreve humanitare’ të mërkurën, por një marrëveshje e tillë nuk është arritur edhe për të vendosur një korridor të sigurtë nga ‘zemra’ e Mariupolit.
2.Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar forcat ruse për kapjen e një konvoji humanitar afër Mangushit në perëndim të Mariupolit.
“Punëtorët e shërbimit shtetëror emergjent dhe shoferët e autobusëve janë marrë peng”, tha ai, duke shtuar se 100.000 njerëz kanë mbetur në qytet duke jetuar ‘në kushte jonjerëzore’.
“Në bllokadë totale. Pa ushqim, pa ujë, pa medikamente. Nën granatime të vazhdueshme, nën bombardime të vazhdueshme”.
3.Vlerësimet e Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë së Madhe bëjnë të ditur se fushëbeteja në Ukrainën veriore mbetet shumë statike, me forcat ruse që me gjasë po mbajnë një periudhë të riorganizimit para se të lansojnë operacione ofansive në shkallë të gjerë.
4.Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat ruse kanë goditur një depo të armëve jashtë qytetit veri-perëndimor të Rivnes të martën, duke shkatërruar një arsenal të armëve dhe pajisjeve ushtarake.
5.Rusia ka paralajmëruar NATO-n se do të përballet me pasoja nëse organizata pajtohet të dërgoj disa forca paqeruajtëse në Ukrainë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha: “Do të ishte një vendim tejet i pamatur dhe vendim i rrezikshëm”.
6.Ukraina ka nevojë për më shumë armë anti-tanke, tha ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar.
7.Kina ka mbështetur Rusinë sa i përket parashikimeve se mund të ndodhë përjashtimi i Rusisë nga G20 pas pushtimi të saj të Ukrainës. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin tha: “G20 është forumi kryesor për bashkëpunim ndërkombëtar ekonomik. Rusia është anëtare e rëndësishme, dhe asnjë anëtar nuk ka të drejtë të përjashtoj asnjë anëtar tjetër”.
8.Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu është adresuar parlamentit të Japonisë nëpërmjet një video-lidhjeje, duke i falënderuar ata për udhëheqjen e saj në vendet aziatike në dënimin e pushtimit rus dhe vendosjen e sanksioneve.
9.Siguria e brendshme e Polonisë dhe shërbimi kundër-spinuazh ‘ABW’, ka identifikuar 45 diplomatë rusë si spinë të dyshuar dhe ka bërë thirrje ndaj Ministrisë së Jashtme që t’i dëbojë ata. Rusia ka kërcënuar se do të kundërpërgjigjet.
10.Duke folur në parlamentin e Italisë, kryeministri italian, Mario Draghi tha se presidenti rus, Vladimir Putin nuk po duket i interesuar për arritjen e një armëpushimi që mund të shpie drejt negociatave që mund të sjellin fundin e luftës./Periskopi












