Zvicra liron masat aniCovid me 17 shkurt

Qeveria Zvicrës ka bërë të ditur se që nga 17 shkurti do t’i largojë disa masa kufizuese si pasojë e zbutjes së gjendjes epidemiologjike në vend. Duke folur për gazetarë, presidenti i Zvicrës, Ignazio Cassis, tha se “Zvicra po ndërmerr një hap deciziv dhe të rëndësishëm sa i përket kthimit të normalitetit”. Që nga e […]
Duke folur për gazetarë, presidenti i Zvicrës, Ignazio Cassis, tha se “Zvicra po ndërmerr një hap deciziv dhe të rëndësishëm sa i përket kthimit të normalitetit”.
Që nga e enjta, njerëzit në Zvicër nuk kanë nevojë të tregojnë dëshmitë e tyre të vaksinimit para hyrjes në bare, restaurante dhe dyqane, derisa bartja e maskës mbetet obligative në transporte publike dhe në qendra shëndetësore.
Lirim të masave do të ketë edhe për organizimin e ndejave private dhe do të lejohen organizimet me numër të madh të të ftuarve.(Periskopi)












