Zogaj: Kurti premtoi ta bënte Kryeprokurorin njeriun më të famshëm, e bëri Tomë Gashin

Njohës i rrethanave politike dhe dhe zë i njohur nga shoqëria civile, Petrit Zogaj, ka rikujtuar premtimin e kryeministrit Kurti para një viti ku kishte thënë që “prokurori/kryeprokurori do te jete njeriu me i famshem ne Kosove”. Megjithatë sipas Zogajt, pas një viti, i vetmi njeri i famshëm e që po e mbështetë këtë qeveri […]
Megjithatë sipas Zogajt, pas një viti, i vetmi njeri i famshëm e që po e mbështetë këtë qeveri është Tomë Gashi, një njeri që ushtroi dhunë ndaj një qytetari në sheshin e Prishtinës.
Ai ndër të tjera shtoi se “ndoshta ne këtë listë të të famshmes është edhe Donika Gervalla me lapsuset e saj.
Kujtojmë që Oda e Avokatëve të Kosovës e ka vërtetuar dënimin me gjobë në vlerë 2 mijë e 500 euro ndaj avokatit Tomë Gashi lidhur me rastin e shkelmimit të lypsarit dhe kartonit ku ai mbante paratë e grumbulluara./Periskopi/












