Zemaj: Prindi i prindit nuk është gjyshi, bojleri e filteri, nuk e mbulojnë rritjen e çmimit të rrymës

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se Qeveria Kurti po refuzon të dëgjojë qytetarët e Kosovës, pasi nuk po merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po diskutohet për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Zemaj ka thënë se nuk është ‘normale’ që qeveria të mos jetë prezente ku diskutohet për një vendim që […]
Zemaj ka thënë se nuk është ‘normale’ që qeveria të mos jetë prezente ku diskutohet për një vendim që ndikon te të gjithë qytetarët.
“Tendeca për me diskutu rreth afatit të seancës është i parëndësishëm. Ështe jonormale kur një vendim afekton të gjithë qyetarët qeveria të mosjetë prezente”
“Mund të analizojmë gjegjëzat se prindi i prindi që nuk është gjyshi të tentojmë ta gjejmë, si dhe tema të tjerë, jo bojleri, filteri, jo gjermani, jo partizani, nuk janë të nevojshme dhe nuk e mbulojnë rritjen e paanalizushme të rrymës.”
“Qeveria Kurti nuk duhet të refuzojë të dëgjojë qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai./Periskopi/












