Zemaj: Kurti e përdori ditën e pavarësisë për sulme ndaj opozitës e mediave

Zemaj: Kurti e përdori ditën e pavarësisë për sulme ndaj opozitës e mediave

Sot në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seancë solemne për 14-vjetorin e Pavarësisë. Derisa fjalën e kishte Kryeministri Albin Kurti, deputetët e opozitës e lëshuan sallën. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka treguar arsyen pse partia e tij e lëshoi seancën solemne për nder të përvjetorit të Pavarësisë, derisa po fliste Kurti. […]

Sot në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seancë solemne për 14-vjetorin e Pavarësisë. Derisa fjalën e kishte Kryeministri Albin Kurti, deputetët e opozitës e lëshuan sallën.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka treguar arsyen pse partia e tij e lëshoi seancën solemne për nder të përvjetorit të Pavarësisë, derisa po fliste Kurti.

Zemaj deklaroi se fjalimi i Kurtit nuk ishte në frymën e përvjetorit të Pavarësisë.

“Fjalimi s’kishte të bënte me përvjetorin e Pavarësisë, nuk ishte në frymën e përvjetorit të Pavarësisë, si bashkim i të gjithë shqiptarëve për aspiratën shekullore për Kosovën e pavarur dhe shtet sovran. Çdo kush që sot e shfrytëzon atë foltore, do të duhej të ishte në frymën e përkujtimit dhe nderimit për te gjithë ata burra dhe gra, djem dhe vajza që sakrifikuan gjithçka që patën për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi”, deklaroi Zemaj për Express.

Deputeti i LDK-së tha se në seancën e sotme, Kurti do duhej t’i nderonte ata që e dhanë jetën për lirinë e Kosovës, e jo ta përdorte ditën e pavarësisë për të sulmuar opozitën, mediat e të gjithë të tjerët.

“Një ditë nderimi për deputetët e pavarësisë, si çdo vend i civilizuar që nderon dhe kujton bijtë e saj, e jo për të shfrytëzuar ditën e pavarësisë për sulme dhe mbrojtje personale të individit, qoftë ndaj shoqërisë në përgjithësi, mediave, opozitës dhe të gjithë të tjerëve. Fatkeqësisht kjo nuk do duhej të ndodhte në ditën që i bashkon te gjithë shqiptarët kudo që janë, jo vetëm në Kosovë por anembanë ku jetojnë”, deklaroi Zemaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?