Xhavit Haliti: Prindoni ishte shkarkuar si këshilltar në Kuvendin e Shqipërisë, arsyet i di Presidentja

Xhavit Haliti: Prindoni ishte shkarkuar si këshilltar në Kuvendin e Shqipërisë, arsyet i di Presidentja

Zotëriu i Parë i shtetit, Prindon Sadriu në një deklaratë skandaloze të bërë të hënën, i ka quajtur mediat në vend si ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’. E deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, i cili është edhe anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme  ka thënë për Periskopin se gjykatat janë vendet që duhet të zgjidhen […]

Prindon Sadriu që është shef i misionit diplomatik të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, ka sulmuar mediat (dhe nuk është hera e parë) të cilat i quajti ndërmarrje kriminale.

Meqë Sadriu ka pozitë diplomatike, do të duhej që Komisioni për Punë të Jashtme të reagonte, por deri më tani nuk ka asnjë reagim. I vetëm ishte deputeti Xhavit Haliti, që është pjesë e këtij Komisioni.

Haliti për Periskopin ka thënë se në demokraci problemet duhet të zgjidhen në gjykatë.

“E drejta e fjalës në demokraci është e barabartë për të gjithë. Mendoj që s’është privilegj vetëm i gazetarëve. Në demokraci, kontestet zgjidhen në gjykata, përmes debateve publike në medie etj… komisioni parlamentar për politikë të jashtme nuk ka kompetenca me gjykuar askënd nëse dëshironi të keni përgjigje nga Komisioni drejtojuni zyrtarisht dhe me siguri do merrni përgjigje”, ka thënë ai.

Me tej, Haliti ka përmendur se Prindon Sadriu ishte shkarkuar nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë.

“Ai ka qenë edhe këshilltarë i ish Kryetares së Parlamentit të Shqipërisë dhe është shkarkuar. Arsyet e shkarkimit besoj që i din edhe Presidentja”, ka thënë ai për Periskopin.

Ndërkohë, deri më tani, nuk kemi pasë asnjë reagim nga ana e Qeverisë, Zyrës së Presidentes dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme për gjuhën denigruese të zyrtarit të tyre, Prindon Sadriu.

Gjuha e linçuese e Sadriut është dënuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe anëtarë e organizata të ndryshme joqeveritare.

Nuk dihet nëse do të merren masa ndëshkuese ndaj bashkëshortit të presidentes, Vjosa Osmani.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?