Wesley Clark: Nëse sulmon, Putini do të bëhej kriminel lufte e Rusia shtet mashtrues

Wesley Clark: Nëse sulmon, Putini do të bëhej kriminel lufte e Rusia shtet mashtrues

Ish-gjenerali amerikan, Wesley Clark, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, do të bëhej kriminel lufte dhe se Rusia do të përballej me ndërlikime të mëdha ligjore e financiare, nëse vendos të sulmojë, duke iu referuar rrezikut për pushtimin e Ukrainës. “Nëse ai sulmon, Putini do të bëhet kriminel lufte dhe Rusia do të bëhet […]

“Nëse ai sulmon, Putini do të bëhet kriminel lufte dhe Rusia do të bëhet shtet mashtrues. Ndërlikime të mëdha ligjore e financiare për Rusinë, nëse ai sulmon”, shkroi ish-gjenerali Clark në llogarinë e tij në Twitter, shkruan Gazeta Express.

Në një intervistë për transmetuesin publik kroat, HRT, Clark i ka komentuar tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit për Ukrainën, duke thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, duhet të vendosë “nëse do të paguajë një çmim tmerrësisht të lartë, nëse e sulmon vërtet Ukrainën”.

I pyetur se cili mund të jetë skenari më i mundshëm që ai e sheh për momentin në Ukrainë, ish-zyrtari i lartë ushtarak tha:  “Mendoj se Ukraina duhet të jetë e fortë. Putini duhet të vendosë nëse do të paguajë një çmim të tmerrshëm, nëse ai vërtet e sulmon Ukrainën. Vladimir Putini e kontrollon Rusinë, ajo është, në thelb, shtet policor.”

“Nëse ai dëshiron që ta shpëtojë atë vend, duhet që ta tërheqë ushtrinë. Asgjë nuk e ndalon që të pensionohet. Ai vetëm duhet të thotë “ne i kemi përfunduar ushtrimet, faleminderit” dhe ta vazhdojë dialogun me NATO-n. Kjo është e tëra. Kjo është këshilla ime për Vladimir Putinin”, tha ish-gjenerali amerikan, i cili i kishte udhëhequr forcat e NATO-s në kohën e luftës në Kosovë.

Ai gjithashtu paralajmëroi se konflikti do të ishte tmerr për Rusinë, duke shtuar se do të vriteshin mijëra njerëz dhe se Rusia do të shihej si shtet tradhtar. “Ne e dimë se Putini ka aftësi për dhunë të tmerrshme. Ai nu kështë evropian. Ai nuk mendon si një udhëheqës evropian ose amerikan”, shtoi Clark.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?