VV thotë se u kry puna e çmimit të rrymës: Opozita shpreson ende se do të zhbëhet vendimi i ZRrE-së

Vetëvenedosja thotë se puna e çmimit të rrymës, u kry. Partitë opozitare ende shpresojnë që do të zhbëhet vendimi për rritjen e cmimit të rrymës. Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, znj.Mimoza Kusari ka thënë se rezoluta kundër shtrenjtimit të rrymës ka skaduar, sepse vendimi i ZRRE-së tashmë është marrë. “Ne i konsiderojmë të skaduara, si […]
Vetëvenedosja thotë se puna e çmimit të rrymës, u kry. Partitë opozitare ende shpresojnë që do të zhbëhet vendimi për rritjen e cmimit të rrymës.
Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, znj.Mimoza Kusari ka thënë se rezoluta kundër shtrenjtimit të rrymës ka skaduar, sepse vendimi i ZRRE-së tashmë është marrë.
“Ne i konsiderojmë të skaduara, si rezulta, është një vendim i ZRrE-së. Procesi për përcaktimin e çmimit të energjisë, është proces i mbyllur”, ka thënë ajo, përcjell Periskopi.
Besnik Tahiri i AAK-së tha:
“Se cka bën një parti parlamentare opozitare, ne kemi bërë, kemi thirrë debatin e fundit të jashtëzakonshëm në emër të opozitës”, ka thënë ai, përcjell Periskopi.
Ndërsa Abelard Tahiri i PDK-së, tha se opozita ende shpreson që do të mund të zhbëhet cështja e cmimit të lartë të rrymës.
“Debati sa i përket energjisë, kemi diskutu pa u marrë vendimi, kemi kërku me rezolutë që rritja e cmimit të mos ndodhë, më pas ka ndodhë rritja e cmimit, pasi ka ndodhë, kemi thirrë një seancë të jashtëzakonshme, kemi kërku vendimi të anulohet. Si gp i PDK-së do të insistojmë që kjo rezolutë të miratohet dhe të ndodhë edhe vendimi i ardhshëm i ZRrE-së që është jashtëzakonisht i dëmshëm”, ka thënë ai./Periskopi












