“VV ka thënë se si të largohet UÇK-ja do të na pranojë Evropa, ku është liberalizmi i vizave”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria Kurti është mashtrim. Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje kishte deklaruar se Kosova do të ketë liberalizimin e vizave dhe do të pranohet në Evropë pasi të largohen nga pushteti ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit […]

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për shtrenjtimin e rrymës, Haradinaj ka pyetur Qeverinë rreth liberalizimit të vizave.

“Ju keni shkuar aq larg sa i keni thënë Kosovës si të largohet UÇK-ja ka me na pranu Evropa, kanë me na dhënë liberalizimin, ku e keni liberalizimin, ku e keni ju lutem, ju keni hy derë me derë keni thënë vetëm t’i largoni këta të UÇK-së, komandantët, qeveria e komandanteve, pronto komandantët, ku jeni bre, kush është duke ju pritë. Sot po lavdëroheni që nuk po harxhoni, nuk po harxhoni se keni mbetë mbyllur, ku është liberalizimi i vizave çka ju tha ambasadorja e Francës para dy-tre ditësh, jeni mbyt”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Vetëvendosje dhe Albin Kurti janë eksperimente.

“Në Kosovë janë bërë shumë eksperimente, një eksperiment i tillë është Vetëvendosje dhe Albin Kurti në këtë vend, dhe ka me dalë eksperiment dhe ka me dalë e keqja e këtij vendi, më mirë është me kuptu të gjithë ne me kohë sesa me u thellu e me u shpraz më shumë mina për rruge për ne, është minë bukur e keqe kjo ngritja e çmimit tash me energji”, ka thënë ai. 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?