Vritet me armë 47-vjeçari në Shkodër

Një 47-vjeçar është vrarë në fshatin Grudë e Re në Shkodër. Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15, ku viktima është vrarë me armë zjarri kallashnikov nga një person i maskuar në ambientet e një lokali. Arsyet e vrasjes janë ende të paqarta, por dyshohet për gjakmarrje. Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa ka […]
Një 47-vjeçar është vrarë në fshatin Grudë e Re në Shkodër.
Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15, ku viktima është vrarë me armë zjarri kallashnikov nga një person i maskuar në ambientet e një lokali.
Arsyet e vrasjes janë ende të paqarta, por dyshohet për gjakmarrje.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa ka vendosur pika kontrolli përreth zonës për të kapur autorin.












