Von Cramon kundër vendimit për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë

Von Cramon kundër vendimit për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Kulturës për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë. Cramon, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se është e shqetësuar lidhur me rastin e restaurimit të shtëpisë së Devës. “Rasti i shtëpisë së Xhafer Devës […]

Cramon, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se është e shqetësuar lidhur me rastin e restaurimit të shtëpisë së Devës.

“Rasti i shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicën e Jugut, personalisht më brengos dhe ngre shumë shqetësime tek unë”, ka shkruar Cramon.

Më tej ajo ka thënë se “zbardhja e së shkuarës dhe shtrembërimi i fakteve për bashkëpunëtorin/protagonistin e njohur nazist të Divizionit të 21-të SS ‘Skënderbeu’ nuk duhet të lejohet”.

“Nuk duhet të ketë vend për revidimin e historisë së Luftës së Dytë Botërore dhe mohimin e Holokaustit”, ka shkruar eurodeputetja Cramon.

The case of #XhaferDeva’s house in #SouthMitrovica personally worries me and raises many concerns.

Whitewashing the past and distorting the facts about the well-known Nazi collaborator/protagonist of the 21st SS Division “Skanderbeg” must not take place.

1/3#ProtectTheFacts

— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) February 8, 2022

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ditë më parë ka njoftuar se do të nisë restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë, por për këtë ka reaguar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde i cili ka thënë se është kundër restaurimit të këtij objekti.

Rohde në një postim në Twitter kishte shkruar se është i shqetësuar për planet në lidhje me restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, që siç thotë ishte një bashkëpunëtor/protagonist i njohur nazist i divizionit famëkeq SS Skënderbeg.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, duke reaguar ndaj ambasadorit gjerman ka thënë se restaurimi i monumenteve bëhet për t’i shërbyer komunitetit, jo për revizionizëm historik apo rehabilitim figurash.

Edhe nënkryetari i Lidhjes së Historianëve në Mitrovicë, Enis Kelmendi ka thënë për Telegrafin se janë kundër që të ndërpriten punimet për restaurimin e kësaj shtëpie.

Ai u shpreh se kjo shtëpi posedon vlera arkitektonike dhe artistike.

“Ne si historian nuk jemi të pajtimit që me u ndërpre restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës, pasi që kjo shtëpi posedon vlera arkitektonike dhe artistike, dhe ne nuk jemi duke dashtë me ba shtëpi muze, por jemi duke dashtë me ruajt trashëgimin në stilin e veçantë që e ka perëndimor dhe vlerat e sajë arkitektonike dhe artistike”, u shpreh Kelmendi.

Historiani më tej tregoi se dëshira e tyre është që në katin poshtë të kësaj shtëpie të shndërrohet në galeri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?