Veteranët tërhiqen nga organizimi i festës së 14 vjetorit të pavarësisë: U injoruam nga Kurti

Veteranët tërhiqen nga organizimi i festës së 14 vjetorit të pavarësisë: U injoruam nga Kurti

Qeveria e Kosovës ka organizuar festimin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt. Por, këtë vit Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Këshillin Organizues për këtë festë. Sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka deklaruar për lajmi.net se arsyeja […]

Por, këtë vit Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Këshillin Organizues për këtë festë.

Sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka deklaruar për lajmi.net se arsyeja e mospjesëmarrjes në këshillin organizues të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës është injorimi i kryeministrit Albin Kurti ndaj tyre.

“Ne në festën e Pavarësisë marrim pjesë, por jo në Këshillin Organizues. Arsyeja është se dje janë bërë një vit që u bë kryeministër, nuk e kemi taku asnjëherë përpos kur ja kemi uru zyrën, i ka dy e-maile por nuk ka kthyer përgjigje. Po na injoron për takime dhe deri sa ai na injoron që të takohemi kur veteranët e luftës do të duhej të merrnin beneficionet e tyre përmes ministrive të ndryshme dhe për këtë arsye duhet të takohemi me kryeministrin, ai s’na takon, çka me u fut në Këshill Organizues na për ta shënu Pavarësinë, e shënojmë vetë”, ka thënë Klinaku.

Tutje, ai ka deklaruar se me çdo kryeministër të kaluar kanë pasur raporte të mira dhe i kanë aranzhuar takimet më lehtë, përmes telefonit. Por, Klinaku ka thënë se kjo nuk ka ndodhë me Kurtin.

“Me kryeministrat e çdo qeverie, ne takimet i kemi organizuar përmes telefonatave në zyrën e tyre dhe na kanë aranzhu takimin. Këta nuk kanë pranuar, as Qeveria Kurti I as Kurti II, që të organizojmë takim ose ta organizojnë ata takimin përmes telefonit. Ata gjithmonë kanë kërkuar që të dërgojmë e-mail. Dy e-maile ju kemi dërguar, asnjë përgjigje nuk e ka”, ka thënë Klinaku.

Ai ka bërë të ditur se një anëtar i kryesisë së OVL-UÇK është takuar fizikisht me kryeministrin Kurti, ku ky i fundit i ka thënë se “do t’ju thërras”, por që sipas Klinakut tashmë janë bërë një vit që Kurti është bërë kryeministër dhe nuk i ka ftuar asnjëherë, e as nuk ju ka kthyer përgjigje me e-mail.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?