Veç për dialog me Bislimin – Lajçak shkruan për takimin e djeshëm me zv/kryeministrin

I dërguari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, po thotë se takimi që pati të hënën me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimin, ishte rast i mirë për të diskutuar për përgatitjet e ardhshme për dialogun. Lajçak shkruan në twitter se me Bislimin qe temë diskutimi edhe çështja praktike e dialogut, që sipas tij ka […]
I dërguari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, po thotë se takimi që pati të hënën me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimin, ishte rast i mirë për të diskutuar për përgatitjet e ardhshme për dialogun.
Lajçak shkruan në twitter se me Bislimin qe temë diskutimi edhe çështja praktike e dialogut, që sipas tij ka për qëllim përfitimin e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë.
”Takimi ynë me ZKM të parë të Kosovës Besnik Bislimi, ishte një rast i mirë për të vazhduar bisedën tonë intensive rreth çështjeve praktike të dialogut që kanë për qëllim përfitimin e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Ne diskutuam edhe përgatitjet për takimet e radhës të dialogut”.












