Vdes krijuesi i biskotave ‘Plazma’

Vdes krijuesi i biskotave ‘Plazma’

Petar Tutavac, krijuesi i biskotës së njohur “Plazma”, ka vdekur të hënën mbrëma moshën 88-vjeçare, në Serbi. Tutavac krijoi ëmbëlsira të shumta dhe sipas portalit kroat “Index”, ai ishte i pari profesionist i biskotave në ish-Jugosllavi. Ndër të tjera, recetë e tij është edhe biskota “Domaqica” e kompanisë kroate “Krash”. Tutavac lindi në vitin 1934 […]

Petar Tutavac, krijuesi i biskotës së njohur “Plazma”, ka vdekur të hënën mbrëma moshën 88-vjeçare, në Serbi.

Tutavac krijoi ëmbëlsira të shumta dhe sipas portalit kroat “Index”, ai ishte i pari profesionist i biskotave në ish-Jugosllavi. Ndër të tjera, recetë e tij është edhe biskota “Domaqica” e kompanisë kroate “Krash”.

Tutavac lindi në vitin 1934 në në Slivno, afër Dubrovnikut, transmeton KOHA.

Në vitin 1949, aplikoi për një kurs për biskota në Zagreb, të cilin e organizoi fabrika e njohur “Krash”, ku pas kryerjes së shërbimit ushtarak, edhe u punësua.

“Krash ishte industria e vetme e ëmbëlsirave në atë kohë, dhe gjithçka tjetër që u shfaq më vonë erdhi prej saj”, pati thënë me një rast Petar Tutavaci.

Biskota “Plazma” llogaritet kurora e karrierës së tij, ndonëse ai kurrë nuk patentoi asnjë nga produktet e tij.

“Ishin kohë të tjera, dija nuk fshihej por ndahej me të tjerët. Gjithçka që bëja, të gjitha recetat dhe produktet e mia, bëheshin nën emrin e teknologjisë Bambi. Gjithmonë mendoja se e gjithë kjo i përkiste popullit, në mënyrë që forca shoqërore të forcohej. Ishin kohë kur në fuqi ishin disa rregulla dhe marrëdhënie të tjera mes njerëzve. Unë jam mirë kështu, jam një njeri i lumtur”, kishte thënë ai vite më parë në një intervistë për të përditshmen kroate “Slobodna Dalmacija”.

“Plazma” e Petar Tutavacit u zhvillua në Pozharevc të Serbisë. Atje, ai themeloi fabrikën “Bambi”, që sot është në pronësi të “Coca Colas”.

Në fakt, shumë para biskotës “Plazma”, italianët më 1902 kishin nisur të prodhonin biskotën “Plasmon”, e ngjashme në shije dhe në dukje me “Plazmën”, që nisi të prodhohet më 1967, transmeton KOHA.

“Ne ramë dakord që mund të prodhonim ‘Plazma’, por që nuk mund ta eksportonim në tregun italian dhe më pas kërkova që italianët të mos e eksportonin Plasmonin e tyre. Kjo ishte marrëveshja”, tha ai.

Biskotat “Plazma” janë të njohura edhe në Kosovë dhe marktet një pjesë të madhe të rafteve e mbushin me këtë produkt. Madje në kohën kur Kosova kishte vënë taksë 100 për qind ndaj produkteve serbe, biskota “Plazma” zihej më së shumti në gojë. Ka pasur raste, kur për këtë lloj biskote është folur edhe në Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?