Ushtarët e FSK-së stërviten nga ekipi i kërkim-shpëtimit i Britanisë së Madhe

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se ekipi i kërkim-shpëtimit ndërkombëtar i Mbretërisë së Bashkuar (UKISAR) i ka stërvitur ushtarët e Qendrës Trajnuese Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit të FSK-së në Pomozatin. Mehaj përmes një postimi në Facebook ka treguar se ushtarët e FSK-së kanë simuluar skenarë të reagimit ndaj fatkeqësive. “Ata simuluan shumë […]
Mehaj përmes një postimi në Facebook ka treguar se ushtarët e FSK-së kanë simuluar skenarë të reagimit ndaj fatkeqësive.
“Ata simuluan shumë skenarë të reagimit ndaj fatkeqësive. Këto përfshinin përdorimin e objekteve stërvitore në SARTC – QNTKSH për të kryer kërkime në rrënoja pas një tërmeti, trajtimin e viktimave dhe evakuimin pas një përplasjeje të madhe të trafikut rrugor dhe në terren. Gjithashtu edhe në skenar për reagimin ndaj rrëshqitjes së dheut, kërkimeve në mal, evakuimin e viktimave, si dhe mbijetesën në mot të ftohtë”, ka shkruar Mehaj.












