U rrit çmimi: ZRRE-ja vendos kundërligjshëm tarifat e reja të rrymës

U rrit çmimi: ZRRE-ja vendos kundërligjshëm tarifat e reja të rrymës

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka vendosur për shtrenjtim të energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovat në muaj, e rishqyrtimi i këtyre tarifave edhe pse ishte për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, ZRRE ka vendosur që ato të vlejnë deri në vitin 2023, duke shkelur ligjin me të cilin rregullohen tarifat […]

ZRRE ka “kontrabanduar” tarifat e reja të energjisë elektrike për një vit duke shfrytëzuar procesin e rishikimit të jashtëzakonshëm të tarifave që u bë sot, si pasojë e krizës energjetike në të cilin po kalon vendi.

Periskopi ditë më parë kishte raportuar sesi ZRRE po planifikonte të veprojë dhe të shfrytëzojë këtë situatë duke favorizuar kërkesat e operatorit të energjisë KESCO, në dëm të konsumatorëve.

Skandal: ZRRE-ja tenton të kontrabandojë tarifat vjetore në rishqyrtim të jashtëzakonshëm

Vendosja e tarifave të reja me rritje të çmimit të energjisë elektrike deri në vitin 2023 gjatë rishikimit të jashtëzakonshme, bie ndesh me Rregulloren 15/2017, Për vendosjen e të hyrave për furnizim me shërbim universal (Rregulla për të hyrat në FSHU).

“Shqyrtimi i jashtëzakonshëm i tarifave duhet të jetë në përputhje me kërkesat e Rregullës nr. 15/2017, Për vendosjen e të hyrave për furnizim me shërbim universal (Rregulla për të hyrat në FSHU), neni 11, pika 2: “Gjatë shqyrtimeve të jashtëzakonshme do të llogaritet ndikimi i ngjarjes së jashtëzakonshme në të hyrat e rregulluara të shërbimit universal për pjesën e mbetur të periudhës rregullative. Nëse ndikimi është me i lartë se pragu u materialitetit, atëherë do të behet përshtatja në të hyrat e rregulluara të shërbimit universal. Pragu i materialitetit do të jete 5% e të hyrave, përveç nëse përcaktohet ndryshe në marrëveshje të përbashkët në mes të FSHU-së dhe Rregullatorit”, thuhet në Rregulloren e ZRRE-së.

Në anën tjetër, Periskopi pati pyetur ZRRE-në, se “a ka të drejtë ZRRE të vendos tarifa vjetore gjatë shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave sepse sipas legjislacionit në fuqi, vendosja e tarifave vjetore bëhet gjatë shqyrtimit të rregullt të tarifave?”, mirëpo nga ky institucion nuk ishin përgjigjur konkretisht në pyetjen tonë.

“Zyra e Rregullatorit për Energji është autoriteti i vetëm në vend që vendos për tarifa të Energjisë. Miratimi i tarifave është i përshkruar në nenin 48 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë (Ligji Nr. 05/L-084)”, thuhet në ‘përgjigjen’ e ZRRE-së dhënë Periskopit.

Sipas Rregullës 15/2017, Për të hyrat e FSHU-së, neni 2, paragrafi 1.3, Përshtatja Vjetore, nënkupton përshtatjen e të hyrave të lejuara dhe tarifës së rregulluar me pakicë, të realizuar në fund të çdo viti relevant, që nënkupton periudhën 12 mujore mes të përshtatjeve vjetore dhe kjo në asnjë rast nuk përcakton se me shqyrtimin e jashtëzakonshëm mund të përcaktohen tarifa vjetore.

Nuk dihet nëse do të merren masa ndaj ZRRE-së për shkeljen e rregullores e cila përcakton rishqyrtimin e tarifave, por dihet se qytetarët do të paguajnë për një vit të tërë me këto tarifa, pavarësisht çmimit të energjisë në treg.

Ndërkohë, sipas vendimit të sotëm të ZRRE-së, tarifa e ulët për konsumatorët që shpenzojnë nën 800 kilovat është 2.89 centë (pa TVSh) në tarifën e ulët apo atë të natës kurse 6.75 centë (pa TVSh) në atë të lartën apo të ditës.

Ndërsa për kilovatët e shpenzuar mbi bllokun prej 800 kilovat, tarifën e lartë apo atë të ditës konsumatorët do ta paguajnë me 12.5 centë ndërsa tarifën e ulët apo atë të natës do ta paguajnë me 5.9 centë.

Po ashtu, bordi i ZRRE-së ka vendosur që blloqet do të vlejnë vetëm për konsumatorët shtëpiakë ndërsa për ata komercialë (bizneset) nuk do të ketë./Periskopi/

Na ndihmon ZRrE-ja: Mbi 800 kilovatë, vjen fatura me shtrenjtim

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?