Turqia iu mëshon kurdëve në Siri dhe Irak: I goditëm përmes ajrit

Turqia iu mëshon kurdëve në Siri dhe Irak: I goditëm përmes ajrit

Avionët luftarakë të Turqisë goditën caqe të militantëve kurdë, përfshirë kampe trajnimi, strehimore dhe zona ku ruheshin municione në Irak dhe në veri të Sirisë, tha të mërkurën Ministria turke e Mbrojtjes. Sulmet ajrore janë pjesë e fushatës së vazhdueshme të Turqisë në Irak dhe Siri kundër militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit dhe […]

Avionët luftarakë të Turqisë goditën caqe të militantëve kurdë, përfshirë kampe trajnimi, strehimore dhe zona ku ruheshin municione në Irak dhe në veri të Sirisë, tha të mërkurën Ministria turke e Mbrojtjes.

Sulmet ajrore janë pjesë e fushatës së vazhdueshme të Turqisë në Irak dhe Siri kundër militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit dhe milicisë kurde siriane YPG, dy grupe që Turqia i cilëson si grupe terroriste.

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, tha të mërkurën se operacioni ishte i suksesshëm dhe se “shumë terroristë” janë vrarë.

“Vetëm terroristët dhe caqet që u takonin terroristëve janë goditur. Strehimoret e terroristëve, bunkerët, bujtinat, shpellat që përdoren nga terroristët janë shkatërruar. Terroristët edhe një herë e ndien fuqinë e Forcave të Armatosura të Turqisë”, tha Akar.

Ushtria e Irakut i dënoi sulmet ajrore, duke argumentuar se infiltrimi i Turqisë në zonën ajrore irakiane përbënte shkelje të sovranitetit.

Turqia tha se të gjithë avionët që morën pjesë në operacionin, që u krye në zonat e Derik, Sinjar dhe Karacak, janë kthyer në bazat e tyre. Pala turke nuk dha detaje për numrin e viktimave nga këto sulme.

Një zyrtar i sigurisë së Irakut, që foli në kushte anonimiteti, tha se të paktën 20 sulme ajrore goditën në zonën malore të Sinjarit.

Kjo zonë, ku jeton minoriteti irakian Yazidi, është nën kontrollin e disa forcave të armatosura dhe grupeve të ndryshme, përfshirë edhe militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ka nisur një kryengritje ndaj shtetit të Turqisë më 1984. Mbi 40,000 persona janë vrarë në konflikt, që në të kaluarën kryesisht ishte fokusuar në juglindje të Turqisë.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit njihet si organizatë terroriste edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?