Thotë se është njeriu më i vjetër në botë: I infektuar me Covid-19 feston ditëlindjen e 121-të

Një burrë nga Brazili i quajtur Andrelino Vieira da Silva festoi ditëlindjen e tij të 121-të me 3 shkurt, derisa ishte i prekur me Covid-19. Edhe pse mosha e tij nuk është verifikuar zyrtarisht, ai thotë se ka lindur në vitin 1901 dhe se si dëshmi e ka letërnjoftimin. Raportohet se ai ka 13 nipa […]
Edhe pse mosha e tij nuk është verifikuar zyrtarisht, ai thotë se ka lindur në vitin 1901 dhe se si dëshmi e ka letërnjoftimin. Raportohet se ai ka 13 nipa e mbesa, 16 stërnipa e stërmbesa dhe 1 stër-stër nip, shkruan Mirror, përcjell Periskopi.
Ai është i vaksinuar me tri doza dhe po shfaqë vetëm simptoma të lehta, kanë thënë familjarët e tij.
Megjithatë, personi më i vjetër i verifikuar është japonezi Kane Tanaka, i lindur më 2 janar të vitit 1903.
Se a do të verifikohet braziliani da Silva si personi më i vjetër i botës, mbetet të shihet.













