Tensionet Rusi-Ukrainë: Papa bën thirrje që formati bisedimeve të Normandisë të merret si shembull për dialog

Situata e tensionuar në mes Rusisë dhe Ukrainës ka deportuar deri në Vatikan. Nga aty, Papa Francesku tha se lufta në Ukrainë “do të ishte çmenduri” deri sa bëri thirrje qe tensionet ndërmjet dy vendeve të ulen nëpërmjet dialogut multi-lateral. Derisa po fliste para të pranishmëve të mërkurën, Papa Francescu falënderoi njerëzit që ishin mbledhur […]
Derisa po fliste para të pranishmëve të mërkurën, Papa Francescu falënderoi njerëzit që ishin mbledhur për ditën ndërkombëtare të lutjes mbi siutatën në Ukrainë, shkruan Al Jazeera, përcjell Periskopi.
“Le të vazhdojmë t’i lutemi Zotit të paqes në mënyrë që tensionet dhe kërcënimet për luftë të tejkalohen me një dialog serioz dhe që formati i bisedimeve të Normandisë të merret si shembull”, tha ai, duke iu referuar krizës së tensionuar Rusi-Ukrainë që po ndërmjetësohet nga Gjermania dhe Franca.
“Mos të harrojmë. Lufta është çmenduri”, tha ndër të tjerash ai.
Derisa Rusia ka vendosur më shumë se 100.000 trupa në kufirin me Ukrainën, ajo vazhdon të deklarohet se nuk ka për synim pushimin e fqinjit të saj, derisa shtetet perëndimore janë skeptike ndaj këtyre deklaratave të Moskës.












